LAJMI I FUNDIT:

Jeremiq: Korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë shkakton konflikte të reja në Ballkan

Jeremiq: Korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë shkakton konflikte të reja në Ballkan

Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremiq, ka thënë se ridefinimi i kufijve mbi bazat etnike në Kosovë do të mund të jetë shkëndija që do të shkaktojë konflikte të reja në Ballkan dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtar për të parandaluar një gjë të tillë.

“Konfliktet e reja nuk janë shumë larg në qoftë se vazhdohet në këtë drejtim. Mënyra se si bashkësia ndërkombëtare është duke e trajtuar aktualisht Ballkanin favorizon shpërthimin e konflikteve”, ka thënë Jeremiq, në “Pearson Global Forum” që po mbahet në Universitetin e Çikagos në SHBA, raporton “Beta”.


Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Jeremiq, tha se pushtetarët e Serbisë dhe ata në Kosovë po inkurajohen të arrijnë një marrëveshje që nënkupton ridefinim të kufijve mbi bazat e vijave etnike, përcjell Telegrafi.

“Është shumë e mundshme që një precedent i tillë të shkaktoi një zinxhir të ngjarjeve që do të çojë në një përpjekje për të zbatuar të njëjtat parime dhe në pjesë të tjera të rajonit. Korrigjimi i kufijve të brishtë mund të jetë shkëndija që do të shkaktojë konflikte të reja në Ballkan”, tha Jeremiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori