Ata janë rikthyer së bashku për më shumë se dy vjet.

Por Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë ende në fazën e dashurisë së madhe të romancës së tyre, të cilën e shfaqën në tapetin e kuq në premierën e filmit të saj të ri aksion “The Mother” të mërkurën.


Në premierën e Los Angelesit, këngëtarja dhe aktorja 53-vjeçare ndan puthje në buzë me bashkëshortin e saj aktor-shkrimtar-regjisor 50-vjeçar ndërsa pozonin përkrah njëri-tjetrit.

70846477 12070941 Nailed it She accessorized with irregularly shaped hoop earrings a 138 1683787329126

Jennifer luan në “The Mother” si personazhi kryesor, një ish-vrasëse që detyrohet të largohet nga jeta që ajo ka krijuar për vete që kur la biznesin vdekjeprurës për të mbrojtur vajzën e saj.

Krijuesja e hiteve dukej e përsosur si kurrë më parë në tapetin e kuq, teksa u shfaq e veshur me një bluzë ngjyrë bezhë me shkëlqim e cila gjithashtu theksonte mesin e saj të zbukuruar.

70846473 12070941 Taking it easy He contrasted the dark suit with a classic white  a 140 1683787329519

Ajo e kombinoi atë me një fund të gjatë me bel të lartë që arrinte deri në tokë dhe ishte gjithashtu i dekoruar me shkëlqim.

Veshja ishte pjesë e një kostumi që përputhej me një pallto të ngjashme ngjyrë bezhë me tegela.

70846475 12070941 image a 24 1683773332121

Këngëtarja e "If You Had My Love" i mbante flokët ngjyrë karamel të lidhur në një bisht të gjatë.

Ben dukej elegant në premierë me një kostum të zi me tre pjesë. Ai e përshtati kostumin e errët me një këmishë klasike të bardhë, megjithëse vendosi të anashkalojë kravatën.

70847221 12070941 image m 37 1683775109530

Zogjtë e dashurisë u panë duke shikuar me adhurim njëri-tjetrin teksa ai erdhi për të mbështetur gruan e tij në premierë.

Gushtin e kaluar, çifti u martuan në pasurinë e tyre prej 8.9 milionë dollarësh në Gjeorgji.

70851565 12070941 image a 160 1683787743708

Dyshja kishin rindezur romancën e tyre 20 vjet pasi vendosë të ndërprisnin fejesën.

Affleck i propozoi Lopezit në prill 2022 pasi rindezën romancën e tyre rreth një vit më parë në maj.

70851567 12070941 image a 159 1683787738608

Kjo erdhi pasi Lopez u nda me yllin e MLB, Alex Rodriguez, 47 vjeç. Dyshja aktualisht nuk kanë asnjë fëmijë së bashku, por i kanë ata me ish-partnerët e tyre. /Telegrafi/

70851571 12070941 image a 154 1683787700927