LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez bëjnë thirrje për kujdes dhe qëndrim në shtëpi për të shmangur përhapjen e COVID-19

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez bëjnë thirrje për kujdes dhe qëndrim në shtëpi për të shmangur përhapjen e COVID-19
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Getty Images/Guliver)

Superylli Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj, Alex Rodriguez, së fundmi kanë publikuar një video në rrjetet sociale, duke iu bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Dyshja i janë përgjigjur fushatës së rrjeteve sociale të bërë nga guvernatori i New Yorkut-ut, Andrew Cuomo “#IStayHomeFor”, e cila u kërkon njerëzve të thonë se për çfarë janë duke qëndruar në izolim.


“Ne po qëndrojmë në shtëpi për t’i mbrojtur ata në linjat e para”, ka thënë Lopez në videon e ndarë në Instagram.

“Mënyra më e mirë për të ndaluar përhapjen e COVID-19 është të qëndroni në shtëpi. Arod dhe #IStayHomeFor për ata që janë në vijën e parë – mjekët, infermierët dhe teknikët që po punojnë kaq shumë për të mbajtur të gjithë të sigurt”, vazhdon mes tjerash 50-vjeçarja.

Të gjitha lajmet nga Jennifer Lopez
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jennifer Lopez

Të njëjtin video e ka ndarë edhe partneri i saj, Alex – i cili e ka nominuar komedianin Jimmy Fallon për t’iu bashkangjitur fushatës.

SHBA është bërë shteti me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara të coronavirusit në botë, i ndjekur nga Spanja, Italia dhe Gjermania.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në Amerikë, deri më tani numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka tejkaluar shifrën e 1.3 milion, me mbi 76 mijë vdekje dhe mbi 292 mijë të shëruar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Kosova me Mirënjohje të Veçantë në Bienalen e Venecias – ministrja serbe e lëshon sallën

Kosova me Mirënjohje të Veçantë në Bienalen e Venecias – ministrja serbe e lëshon sallën

Magazina
Sa është e pasur Adriana Matoshi? Aktorja dhe deputetja e njohur deklaron pasurinë e saj

Sa është e pasur Adriana Matoshi? Aktorja dhe deputetja e njohur deklaron pasurinë e saj

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Magazina
Kalo në kategori