LAJMI I FUNDIT:

Jeni shtatzënë? Ju nevojitet një kurim i dyfishtë

Jeni shtatzënë? Ju nevojitet një kurim i dyfishtë
Pregnant woman in looking into bathroom mirror

Gëzojuni kënaqësisë së ardhshme të amësisë! Për çdo ditë kushtojani nga një orë bukurisë suaj. Mbajeni trupin në formë të mirë, lëkurën të butë - dhe do të ndjeheni të disponuara...

Ndihmojini “këmbëve të rënda”

Gjatë shtatzënësisë enët e gjakut bartin së paku një litër gjak më tepër se rëndom. Andaj rrjedha kthyese është e ngadalshme, këmbët bëhen të rënda. Do t’ju ndihmojnë fashat e ftohta përreth nyejve të këmbëve dhe në fund xhelet freskuese për këmbë.

Le të jetë lëkura e butë

Meqenëse trupi tajit më shumë estrogjene, lëkura bëhet më e thatë dhe qërohet. Bëjani çdo ditë nga një masazh lëkurës me vaj për trup, transmeton Telegrafi.

Mbajeni fortësinë e gjinjve

Tashti keni gjinj që i keni ëndërruar kaherë! Sigurojani fortësinë me zgjedhjen e drejtë të jelekëve. Forcojini indet lidhëse në mëngjes dhe në mbrëmje alternativisht duke u bërë dush gjinjve me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë. Rregullisht kurojini me losion për trup i cili tendos lëkurën (p.sh. Nivea apo Oriflame).

Zbuteni tendosjen me masazh

Barku është disi i tendosur dhe ju kruhet. Nuk bën ta gërvishtni me thonj! Më mirë është t’i bëni një masazh me lëvizje rrethore me një brushë të butë të trupit ose rajonin që kruhet duhet pickuar butë.

Pengojini paraqitjen e “pëlcitjes” së lëkurës?

Pas masazhit të barkut, në lëkurë qarkullon më i mirë gjaku dhe lëkura posaçërisht mirë thith vajin apo losionin për kurim.

Për djersitje të shtuar

Në këtë periudhë është krejtësisht normale që të djersiteni më tepër. Me rastin e larjes shfrytëzojeni xhelin e butë, pastaj qitni dezodorans pa alkool.

Lëkura nuk bën të jetë e thatë

Mos shfrytëzoni maskën e cila e than lëkurën. Më mirë është që dy herë në javë të qitni maskën hidrante, ndërkaq dy herë në ditë kremin hidrant.

Ruajeni formën e mirë

Kini kujdes për ushqimin e rregullt. Merrni sa më tepër vitamina dhe ushqim të pasur me materie balaste. Çdo ditë merrni nga tri kokrra pemësh, 300 gramë perime të freskëta dhe një gotë jogurt. Pini, së paku, 2 litra lëngje (ujë-çaj). Mjeku mund t’ju përshkruajë edhe tableta specifike.

Ruajeni tenin e shkëlqyer

Dukeni e zbehtë dhe e lodhur? Në këtë do t’ju ndihmojë një krem i ditës, hijesime për sy ngjyrë ndryshku dhe pak buzëkuq në faqe, rreth syve dhe në mjekër.

Ushtrime të kujdesshme

Çdo ditë ushtroni muskujt më të rëndësishëm, prej të cilëve kërkohet angazhim gjatë dhe pas shtatzënësisë!

Forconi duart: Shtrëngojini karpet 10 herë njërën për tjetrën. Duart me atë rast qëndrojnë të palëvizshme në lartësinë e gjoksit.

Për gjoks të bukur: Shtrëngojini shuplakat njërën për tjetrën në lartësinë e gjoksit në atë mënyrë që edhe gjoksi të lëvizë.

Relaksoni barkun: Duart shtrijini përpara. Këmbët ngadalë lakojini dhjetë herë (merrni frymë fuqishëm) dhe sërish shtrijini (nxirrni frymën).

Ushtroni diafragmën: Mbështetuni në bërryla, me rastin e marrjes frymë ngriteni barkun. Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.

Forconi muskujt: Kokën mbështeteni në llërë, prapanicën ngriteni lart. Hapini gjunjtë. Përsëriteni këtë ushtrim disa herë. /Telegrafi/