Jehona Sopi nuk e ka problem moshën

Jehona Sopi thotë se, ndryshe nga shumë prej femrave tjera, ajo është krenare për 35 vitet që ka mbushur.
Këngëtarja, e cila është rikthyer në skenë me një duet me ikonën e muzikës rome, Esma Redzepova, me të cilën sjellin të ripërpunuar këngën “Caje Sukarije”, ka folur në RTV 21 edhe për tema tjera, përfshirë moshën.
“Unë tani po bëj 35 vite dhe nuk e kam fare problem t’i tregoj për dallim prej shumë femrave”, ka thënë Jehona.
“I tregoj sepse jam shumë e lumtur që kam arritur të mbushë 35 vite të lumtura dhe me shëndet të plotë, pse t’i fshehë?”, ka shtuar këngëtarja.
Ajo po ashtu ka paralajmëruar se tani e tutje do të jetë më aktive në muzikë, pas një pauze që ka bërë viteve të fundit për shkak të sjelljes në jetë të fëmijës, vajzës Aria. /Telegrafi/




















































