LAJMI I FUNDIT:

Jehona Sopi e përkushtuar ndaj vajzës (Video)

Jehona Sopi e përkushtuar ndaj vajzës (Video)

Ka arritur të bëhet emër i njohur i skenës muzikore. Një këngëtare e veçantë, sharmante, gjithmonë me finesë dhe elegancë përballë publikut.

Është kjo Jehona Sopi e cila ka lënë shije të mirë pas çdo publikimi muzikor. Për ta rikujtuar atë si këngëtare, ishte kënga “Çaje Shukarije”, në bashkëpinim me këngëtaren e njohur rome Esma Rexhepova, e fundit të cilën ajo e solli për adhuruesit e muzikës së saj, raporton emisioni “Express” në KTV.

Angazhimet si nënë duket të kenë ndikuar që projektet muzikore të cilat i realizon të jenë të rralla. Ndërsa kur bëhet fjalë mediat, këngëtaren rrallëherë e shohim nëpër intervista.


Çdo javë merr Rrugën e Kombit, për të qenë e pranishme në spektaklin e talenteve “Gjeniu i Vogël”, ku sivjet është pjesë e panelit të jurisë.

Për Jehonën, karrigia e kuqe tek “Gjeniu i Vogël” është si një magnet që tërheq brishtësinë me të cilin duhet t’i gjykosh fëmijët.

Ndonëse kanë mbetur edhe pak kohë deri në përfundim të spektaklit, këngëtarja thotë se ky angazhim do t’i mungojë.
Megjithatë pjesën më të madhe të kohës, Jehona Sopi i’a kushton vajzës së saj Arias.

Sytë i ndriçojnë në çdo përgjigje që i dedikohet vajzës pasi tashmë është epiqendra e bisedave të saj. Aria duket se ka trashëguar diçka nga nëna e saj.

E përkushtuar ndaj jetës, vajzës dhe familjes, megjithatë Jehona Sopi nuk do ta lë muzikën. Këngëtarja bëri të ditur për Express, se së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor.

Jehona Sopi gjithmonë është veçuar për stilin si në muzikë po ashtu edhe në paraqitjet e saj. Madje ndër vite këngëtarja ka eksperimentuar me dukje.

Stili dhe ngjyra e flokëve të saj kanë ndryshuar disa herë, nga brune në bjonde të theksuar, ku në këtë të fundit tashmë ndihet rahat.

Këngëtarja tashmë ka edhe vendet e caktuara ku gjen veshje, madje ajo kujdeset vet edhe për paraqitjet e saj në spektaklin “Gjeniu i vogël”.

Jehona Sopi tani po merr hapa konkret për rikthimin e saj në skenë. Se a do të vijë me ndryshe nga ato se çfarë ka sjellë deri më tani, do të jetë këngë ritmike apo baladë, këngëtarja do t’i bëjë të ditur me kohë.

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori