LAJMI I FUNDIT:

​“Je pak më i edukuar” – ky çuni është mashtruesi më i madh në parlament”, ofendime në Kuvend

​“Je pak më i edukuar” – ky çuni është mashtruesi më i madh në parlament”, ofendime në Kuvend

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është përplasur ashpër me shefin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, gjatë një seance në Kuvend.

Gjatë debatit për migrimin dhe projektin e “superpunës”, Murati iu përgjigj kritikave të deputetëve opozitarë, duke theksuar se Qeveria aktuale po punon për të sanua dëmet që, sipas tij, janë shkaktuar gjatë 20 viteve të qeverisjeve të mëparshme.

“Duhet pak kohë për të përmirësuar situatën dhe për të ndalur trendin e migrimit, që është i pranishëm në të gjitha vendet e rajonit. Po të kishit punuar ju 20 vitet e kaluara siç kemi punuar ne për katër vite, nuk do të kishim këtë problem. Ja që e kemi për shkak se keni qenë ju 20 vjet në pushtet,” tha Murati.


Ai i kërkoi Gashit të mos ndërhynte gjatë fjalimit të tij dhe ta mbante një sjellje më të edukuar.

“Prit aty, pak më i edukuar,” shtoi ministri, duke akuzuar opozitën për shpifje dhe keqinterpretim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Forma e vetme për të sulmuar këtë qeveri është përmes shpifjeve dhe të pavërtetave.”

Në përgjigje, Arben Gashi e akuzoi ministrin Murati për mashtrim, duke e quajtur atë “mashtruesin më të madh në këtë parlament.”

“Ky çuni që i thotë vetes ministër është mashtruesi më i madh këtu,” tha Gashi, duke intensifikuar më tej tensionet në Kuvend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Kosova mbulohet nga bora, meteorologu Rugova: Temperaturat në zonat malore pritet të ulen deri në -12°C

Kosova mbulohet nga bora, meteorologu Rugova: Temperaturat në zonat malore pritet të ulen deri në -12°C

Lajme
U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici

U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici

Lajme
Ai e futi në shtëpi e i dha një punë, shoku e ekzekutoi! Detajet nga vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali

Ai e futi në shtëpi e i dha një punë, shoku e ekzekutoi! Detajet nga vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali

Lajme
Xhavit Haliti tregon çfarë mesazhi interesant mori këto ditë nga një qytetar

Xhavit Haliti tregon çfarë mesazhi interesant mori këto ditë nga një qytetar

Politikë
Kush është i riu me dy identitete që u ekzekutua brenda makinës në Vlorë

Kush është i riu me dy identitete që u ekzekutua brenda makinës në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori