LAJMI I FUNDIT:

Jay Z është reperi i parë që bëhet miliarder

Jay Z është reperi i parë që bëhet miliarder
Jay-Z (Foto: Brian Ach/Getty Images for Something in the Water/Guliver)

Jay-Z është bërë zyrtarisht miliarderi i parë nga hip-hopi dhe këtë e ka konfirmuar revista prestigjioze Forbes, pas ndërtimit të një perandorie muzikore, si edhe investimeve në patundshmëri dhe në modë.

Revista amerikane ka bërë të ditur se vlera totale e pasurisë së reperit kalon shifrën prej një miliard dollarësh. Sipas Forbes, suksesi i bashkëshortit të Beyonce ka ardhur falë krijimit të brendeve.


Të gjitha lajmet nga Jay Z
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jay Z

Në ndërkohë, kjo revistë i ka mohuar spekulimet se edhe reperi dhe producenti legjendar, Dr Dre, ka arritur statusin e miliarderit (pasuria e tij nga viti i kaluar është vlerësuar në 770 milionë dollarë).

Snoop Dogg dhe Dr. Dre (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Pasuria e 49-vjeçarit Jay Z është vlerësuar duke nisur nga katalogu muzikor (75 milionë dollarë), aksionet në brendin e shampanjës Armand de Brignac dhe konjakut D’Usse (410 milionë dollarë), aksionet në Uber (70 milionë dollarë), aksionet në shërbimin muzikor Tidal (100 milionë dollarë), një koleksion arti (në vlerë prej 50 milionë dollarësh), prona në zonat e modës në New York dhe Los Angeles dhe pasuri të tjera milionëshe që e bëjnë mogulin e repit një miliarder.

Në ndërkohë, gruaja e tij ka një pasuri në vlerë prej 335 milionë dollarësh, ashtu që si çift, pasuria e përbashkët e tyre ka kaluar vlerën miliardëshe qe disa vite. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës

Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës "Elle"

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori