LAJMI I FUNDIT:

Javën e ardhshme do të dihet nëse Xhaferi do të dënohet për fjalorin e tij ndaj punonjësve të Kuvendit

Javën e ardhshme do të dihet nëse Xhaferi do të dënohet për fjalorin e tij ndaj punonjësve të Kuvendit

Se a do të dënohet kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për fjalorin e tij vulgar dhe fyes ndaj punonjësve në Kuvend, do të dihet javën e ardhshme kur kryetari i Komisionit për Çështje Rregullore dhe të Imunitetit, Panço Minov, do ta thërrasë seancë.

Nga Xhaferi nuk ka konfirmim nëse do të përballet me deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe GROM-it të cilët ishin prezentë në seancën plenare gjatë kohës së incidentit, ose do të përgjigjet me shkrim, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Përfundimi i rastit do të varet nga qëndrimi i deputetëve nga LSDM dhe BDI, ata janë shumicë në komision, e kështu Xhaferi mund të shpëtojë vetëm me paralajmërim dhe mos të sanksionohet.

Xhaferi është rikthyer sot në vend, pas një vizite pune në Gjermani, dhe që nga regjistrimi, ende nuk ka dalë para mediave. As ai dhe as kabineti i tij nuk kanë komentuar mbi regjistrimin apo vërtetësinë e regjistrimit.

OBRM-PDUKM paraprakisht deklaroi se Xhaferi ka bërë shkelje të rëndë të Kodit të Etikës, duke fyer dhe kërcënuar punonjësit e shërbimeve parlamentare. Partia thotë se katër deputetë të tyre kanë qenë dëshmitarë të incidentit. Nga LSDM kanë thënë se nuk kanë koment derisa të përcaktohet vërtetësia e regjistrimit.

Me një përgjigje të ngjashme ka dalë edhe BDI. Zyrtari i partisë Visar Ganiu tha se do të presë koment që të dëgjohet edhe pala tjetër. Nëse Komisioni Parlamentar konstaton se Xhaferi ka shkelur Kodin e Etikës, ai mund të përballet me vërejtje publike, pezullim nga pjesëmarrja në një trup punues ose ndalim prej një muaji nga kryesimi i trupit punues.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori