LAJMI I FUNDIT:

“Jashtëzakonisht i befasuar dhe i mërzitur” – Paqueta flet pasi u akuzua nga FA për ndëshkim me karton për baste

“Jashtëzakonisht i befasuar dhe i mërzitur” – Paqueta flet pasi u akuzua nga FA për ndëshkim me karton për baste

Mesfushori i West Ham, Lucas Paqueta është akuzuar nga FA për dyshimin se është ndëshkuar qëllimisht me karton të verdhë “për qëllim të pahijshëm për të ndikuar në tregun e basteve”.

Akuzat lidhen me një ndeshje të Ligës Premier kundër Leicester City më 12 nëntor 2022, plus ndeshjet e vitit 2023 kundër Aston Villa më 12 mars, Leeds United më 21 maj dhe Bournemouth më 12 gusht.

Në një deklaratë të FA thuhej se Paqueta ka kërkuar qëllimisht të marrë një karton nga gjyqtari për të ndikuar në tregun e basteve me qëllim që një ose më shumë persona të përfitojnë nga bastet.

Paqueta tha se është “jashtëzakonisht i befasuar dhe i mërzitur” nga akuzat dhe i mohon ato.

Mesfushori 26-vjeçar brazilian ka afat deri më 3 qershor për të “përgjigjur ndaj këtyre akuzave, në varësi të çdo kërkese për shtyrje të këtij afati”.

Paqueta mohon akuzat dhe çdo njohuri për bastet e dyshimta, të cilat janë gjurmuar në brigjet e Rio de Janieros.

Mesfushori i West Ham postoi një deklaratë në Instagram të enjten pasdite pas akuzës ku shkruhej: “Jam jashtëzakonisht i befasuar dhe i mërzitur që FA ka vendosur të më akuzojë”.

“Për nëntë muaj, unë kam bashkëpunuar në çdo hap të hetimit të tyre dhe kam dhënë të gjithë informacionin që mundem. Unë i mohoj akuzat në tërësi dhe do të luftoj me çdo frymëmarrje për të pastruar emrin tim. Për shkak të procesit në vazhdim, nuk do të jap asnjë koment të mëtejshëm”, ka thënë braziliani.

26-vjeçari u intervistua nga FA shtatorin e kaluar dhe i dha organit drejtues akses në telefonin e tij. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Kyle Walker jep një përgjigje brutale kur pyetet për mungesën e Grealish në Euro 2024

Kyle Walker jep një përgjigje brutale kur pyetet për mungesën e Grealish në Euro 2024

Përfaqësueset
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi

Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi

Përfaqësuesja e Kosovës
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Përfaqësueset
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Përfaqësueset
Rekordi i jashtëzakonshëm i Spanjës që mori fund pas 16 vitesh ndaj Kroacisë

Rekordi i jashtëzakonshëm i Spanjës që mori fund pas 16 vitesh ndaj Kroacisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori