LAJMI I FUNDIT:

Jashari: Sami Lushtaku po shpif ndaj meje, do t’i përgjigjem pas pandemisë

Jashari: Sami Lushtaku po shpif ndaj meje, do t’i përgjigjem pas pandemisë

Kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se pas reagimit të tij ndaj Sami Lushtakut, për shpërndarjen e pakove ushqimore me logo të PDK-së, këta të fundit janë korrigjuar.

Përmes një shkrimi në Facebook, Jashari konsideron se, PDK të shtunën ka bërë fushatë me qytetarët, duke shfrytëzuar pandeminë.


“Dje, pas shqetësimeve të ngritura nga qytetarë dhe shoqëria civile kam reaguar ndaj mënyrës se si dega e PDK-së në Skenderaj po shpërndante ndihma me logo të partisë dhe duke cenuar integritetin e familjeve në nevojë. Sot, me vjen mirë që ata që dje bënin fushatë me qytetarët në këtë situatë emergjente, paskan filluar të korrigjohen” thotë ai.

Jashari ka theksuar se përkundër deklarimeve të Lushtakut, për shkak të gjendjes pandemike ai ka vendosur të heshtë.

Lushtaku i kundërpërgjigjet Jasharit: Po të pengon fuqia ime politike - je shndërruar në një figurë prej viktime e përçarësi
Lexo po ashtu Lushtaku i kundërpërgjigjet Jasharit: Po të pengon fuqia ime politike - je shndërruar në një figurë prej viktime e përçarësi

“Pas reagimit tim, Sami Lushtaku paska vazhduar me shpifje e deklarata që askush nuk i beson. Marrë parasysh situatën në të cilën gjendemi, nuk do të merrem me deklaratat e tij derisa të përfundojë kjo pandemi, sepse fokusi jonë është menaxhimi efikas i situatës dhe përkrahja për qytetarët në nevojë”, shprehet kreu i Skenderajt.

Por Jashari ka bërë të ditur gjithsesi do t’i përgjigjet Lushtakut më vonë..

“Pas tejkalimit të situatës do të gjejë kohë t’i përgjigjem Samiut për të thënë shumë të vërteta që për të nuk do të jenë aspak të këndshme kurse qytetarët do të njihen me gjendjen në të cilën e kam gjetur komunën pas marrjes së mandatit dhe të vërteta të tjera të kohës së luftës dhe paqes që më herët nuk i kanë ditur”.

“Unë jam Kryetar i zgjedhur nga qytetarët, punoj me duar të pastërta, me transparencë e llogaridhënie, angazhohem për mirëqenien e qytetarëve dhe vlerësimin për punën time, projektet dhe të arriturat e komunës që unë udhëheqë e japin qytetarët me vullnet të lirë dhe pa ndikime”, ka shkruar Jashari në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori