LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku i kundërpërgjigjet Jasharit: Po të pengon fuqia ime politike – je shndërruar në një figurë prej viktime e përçarësi

Lushtaku i kundërpërgjigjet Jasharit: Po të pengon fuqia ime politike – je shndërruar në një figurë prej viktime e përçarësi

Ish kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i është kundërpërgjigjur kryetarit aktual të kësaj komune, Bekim Jashari pasi akuzoi këtë të fundit se po i përdor ndihmat për poena politik.

Lushtaku përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Jasharit po i pengon autoriteti i tij në Drenicë, pasi sipas tij, PDK vet ka lëshuar rrugë duke e bërë kryetar të Skenderajt, Jasharin.

Këtë veprim thotë Lushtaku e ka bërë për familjen Jashari jo për Bekimin.

“E di mirë që të pengon autoriteti e fuqia ime politike qe e kam në Drenicë. Jam i vetëdijshëm për këtë që prej se të kemi bërë kryetar të komunës, pasi unë personalisht por edhe gjithë Partia Demokratike e Kosovës, t’i kemi hapur dyert e dritaret, që ti të bëhesh kryetar komune. Këtë veprim e kam bërë për nder të familjes Jashari dhe jo për ty”, thotë Lushtaku.

Lushtaku ka akuzuar Jasharin se është bërë figurë prej viktime në përçarës.

“Ti Bekim, që prej se je bërë kryetar komune vazhdimisht je shndërruar në një figurë prej viktime dhe përçarësi. Je munduar të ndërhysh edhe në zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, por ty dhe secilit që ka tentuar të ndërhyjë për qëllime të ulëta, ja kam treguar vendin përmes votës së anëtarësisë. Kam fituar mbi 90% të votave si në zgjedhje të brendshme ashtu edhe në ato të komunës deri sa më je lutur që të të përkrahë ty në këtë detyrë”, ka thënë më tej.

Jashari i reagon Lushtakut: Jo njerëzore shfrytëzimi i situatës pandemike për poena politik
Lexo po ashtu Jashari i reagon Lushtakut: Jo njerëzore shfrytëzimi i situatës pandemike për poena politik

Ish kryetari i Skenderajt thotë se Jashari nuk di asgjë për luftën dhe se ka informata gjysmake për të.

“E paske përmendur edhe luftën, për të cilën ti nuk di asgjë sepse ke informata gjysmake që ke dëgjuar nga të tjerët. Kemi hyrë në luftë por nuk e kemi ditur a shpëtojmë apo jo. Kam luftuar për atdheun sepse e kam pasur obligim, pa menduar çka na pret në të ardhmen. Jam krenar për këtë, e për gjitha këto, dëshmitari më i mirë është Zoti”, shprehet tutje.

Lushtaku thekson se nuk i ka përdorur ndihmat për poena politik, duke i thënë Jasharit se ai nuk është Zot i qytetarëve të Skenderajt.

“Unë nuk e shfrytëzoj pandeminë as për poena politik e as për rritje të përkrahjes sime sepse përkrahje politike kam të mjaftueshme. Kjo të pengon ty. Nuk jemi në diktaturë që t’i të kontrollesh çdo gjë. Ti nuk je Zoti i qytetarëve të Skenderajt që të më tregosh si janë ata e si ndjehen. Unë i njoh shumë më mirë e shumë më afër se ti për më shumë se 30 vite me radhë”, thotë Lushtaku.

Tutje akuzon Jasharin se s’ka bërë asgjë për qyetarët për tri vite mandat.

“Unë nuk kam dashur që të merrem me ty prej se je bërë kryetar komune. Por meqë ti po merresh me mua, do ta kthej me monedhën e njëjtë. Për gati 3 vite që e ke marr drejtimin e komunës, nuk ke bërë asnjë projekt madhor. Ke krijuar ndarje e përçarje në çdo gjë që ti ke pasur mundësi. Këtë herë po të kursej nga të tjerat”, thotë ai.

“Sa i përket pakove ushqimore, ato janë kontribut i anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj dhe i të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë prandaj kemi vendosur llogon e degës. Merita është e të gjithëve dhe jo e imja. E di që do të doje që çdo gjë të kalonte përmes teje por jemi në sistem demokratik dhe të gjithë kemi të drejtë të ndihmojmë sa kemi mundësi. Ashtu edhe do të bëjmë”, ka shkruar në fund. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori