Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj u ka bërë thirrje prindërve dhe nxënësve që nesër të mos mbajnë mësim.

Jashari për Telegrafin ka thënë se duhet pritur vendimin e Gjykatës lidhur me këtë.

“Gjykata themelore në Prishtinë na e ktheu një letër me të cilën e konfirmon që kërkesën tonë për pezullimin e vendimit të Ministrit të Arsimit , nuk e ka marrë të arsyeshme që ta pezullojë. Kështu si e tillë kërkesa jonë do të shkoj në seancë gjyqësore. Ne jemi të bindur që Gjykata do të nxjerr një vendim meritor. Unë mendoj që edhe MASHT-i, edhe SBASHK-u, por edhe prindërit bashkë ne nxënësit, pra të gjitha institucionet nuk duhet të dalin mbi ligjin, por ta presin verdiktin e gjykatës dhe të veprojmë bashkërisht sipas këtij vendimi”, ka thënë ai.

Refuzohet padia e SBASHK-ut ndaj Ministrisë së Arsimit për kompensimin e orëve të humbura mësimore Refuzohet padia e SBASHK-ut ndaj Ministrisë së Arsimit për kompensimin e orëve të humbura mësimore

Sipas tij kompensim të orëve deri në vendimin meritor të gjykatës nuk do të ketë.

“Ju bëjë thirrje prindërve edhe nxënësve të mos mbajnë orë nesër sepse javën e kaluar kishte aty këtu mbajtje në thonjëza të mësimit, por mësimi pa u marr një vendim i prerë ku do të jenë të gjithë të pakontestuar nuk quhet mësim. Ne nuk kemi nevojë ta mashtrojmë as prindin, as opinionin se gjoja po mbahet kompensim i orëve. Le të pritet vendimi i gjykatës, dhe ne jemi të obliguar ta respektojmë atë vendim edhe nëse nuk na pëlqen”, ka thënë Jasharaj./Telegrafi/