LAJMI I FUNDIT:

Januzaj tregon pse zgjodhi të luajë për Belgjikën para Shqipërisë dhe Kosovës

Januzaj tregon pse zgjodhi të luajë për Belgjikën para Shqipërisë dhe Kosovës

Tabloidi britanik “Daily Mail” i kushton faqen e parë sulmuesit shqiptar, Adnan Januzaj, karriera e të cilit vazhdon të jetë me shumë luhatje pas eksperiencave të dështuara te Manchester Unitedi dhe Borussia Dortmundi.

Tashmë, Januzaj i lënë jashtë edhe nga Kombëtarja e Belgjikë, ka nisur një rrugë të re në Spanjë me Real Sociedadi, aty ku kërkon të ringrithet pasi vitet kalojnë dhe ish talenti i Djajve të Kuq nuk ka më kohë për të humbur.


Nga Januzaj te Xhaka: Formacioni i Kosovës në rast se FIFA do i lejonte disa lojtarë të ndërronin përfaqësuese (Foto)
Lexo po ashtu Nga Januzaj te Xhaka: Formacioni i Kosovës në rast se FIFA do i lejonte disa lojtarë të ndërronin përfaqësuese (Foto)

Një hapësirë të madhe, “Daily Mail” i kushton edhe çështjes së Kombëtares pasi Januzaj edhe pse me gjak shqiptar, zgjodhi të përfaqësonte Belgjikën duke refuzuar fanellën kuqezi.

Tabloidi britanik thekson se Januzaj kishte në tryezë pesë alternativa, por zgjodhi Belgjikën dhe për këtë vendim e ka një përgjigje, transmeton SS.

“Kam lindur në Belgjikë, jam rritur atje dhe kjo është arsyeja pse zgjodha atë kombëtare. Është vendi ku unë kam lindur, është vendi im dhe jam pjesë e kominutetit belg. Me Kombëtaren shkoi gjithçka mirë vitin e parë, por me kalimin e muajve gjithçka u bë më e vështirë. Tani shpresoj që të kem një vend te Belgjika në Botërorin e Rusisë në 2018”, thekson 22-vjeçari i lindur në Bruksel që e nisi karrierën me të rinjtë e Anderlechtit.

Në vijim të intervistës, ai thekson se një nga periudhat më të errëta të karrierës së tij ishte edhe ajo kur Man Utd e drejtonte Van Gaal.

Sipas sulmuesit, trajneri holandez kishte metoda të pazakonta trajnimi dhe ky fakt e pengoi shumë në rritjen e tij profesionale.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Superliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori