LAJMI I FUNDIT:

Januzaj, tani bëhet gjyqtar (Video)

Januzaj, tani bëhet gjyqtar (Video)

Adnan Januzaj ka ndarë drejtësinë në një turne bamirësie të futbollit të vogël.

Por, mesfushori me tipare sulmuese të Manchester United nuk e kaloi edhe aq mirë testin si gjyqtar, pasi ka pasur përplasje me hip-hop artistin, Fatman Scoop.


Kjo pasi Januzaj e ka ndëshkoi me karton të verdhë dy herë, përkatësisht me të kuqin Fatmanin, i cili ka  shprehur pakënaqësinë, transmeton Telegrafi.

“A e pe se çfarë më bëri kundërshtari?”, kishte pyetur Fatmanm gjyqtarin Januzaj.

“Januzaj më dha karton të kuq. Nuk e dija çka do të thotë kjo. Por të tjerët më treguan se duhet të largohem nga fusha”, ka thënë Fatman. /Telegrafi/