Mësohet se Januzaj te Sociedadi do të kalojë në formë huazimi njëvjeçar, pasi krerët e Manchester Unitedit janë pajtuar me ofertën e ekipit spanjoll.

"Januzaj është takuar në një hotel në Marbella me trajnerin e Sociedadit, David Moyes, pasi është pajtuar me Manchester Unitedit që të luajë në Spanjë për një vit", shkruan "The Telegraph".


Januzaj 20-vjeçar, edicionin e fundit ka pasur minutazhë të vogël te Manchesteri, duke regjistruar vetëm 18 paraqitje në Premier League, transmeton Koha.net.

Ai ka kontratë me Manchesterin deri në vitin 2018.

Para dy vjetësh u promovua në ekipin e parë derisa trajner ishte Moyes, i cili verën e shkuar mori drejtimin e Real Sociedadit.

Në të vërtetë, Moyes e ka kërkuar Januzajn prej fillimit të këtij viti. /Telegrafi/

telegrafi sport app