LAJMI I FUNDIT:

Jankulovska lejohet t’i analizojë dëshmitë kundër saj

Jankulovska lejohet t’i analizojë dëshmitë kundër saj

Burime të agjencisë së lajmeve META nga PSP-ja thonë se kjo prokurori ia ka mundësuar ish-ministres Gordana Jankuloska, që të analizojë dëshmitë që janë mbledhur kundër saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Jankuloska u mbështet në këtë të drejtë, prandaj edhe marrja e saj në pyetje është shtyrë. Analiza e dëshmive është caktuar për këtë javë.


Ndryshe, Jankuloska është njëra nga të dyshuarit kryesorë në lëndën ”Fortesa” dhe ”Titanik” të PSP-së, lëndë këto që janë inicuar nga përgjimet e paligjshme.

Ajo akuzoi se këto veprime të PSP-së janë të përshpejtuara dhe në funksion të zgjedhjeve të parakohshme dhe në shërbim të LSDM-së./Telegrafi/