Mjetet për punën e Prokurorisë Speciale për vitin 2015 janë siguruar me vendimin për ndarjen e mjeteve të votuar më 02.11.2015 nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me vlerë prej 63.420.428.00 denarë.
Mjetet nga Plani Financiar për vitin 2015 të cilat nuk janë harxhuar deri më 31.12.2015, gjegjësisht 49.877.757.00 denarë, janë tërhequr në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë.
Sipas të dhënave të llogarisë përfundimtare për vitin 2015, nga mjetet e miratuara deri në fund të vitit 2015 janë harxhuar 13.542.671.00 denarë ose 21.4% nga buxheti i përgjithshëm, njofton Portalb.
-Për pagat e të punësuarve (13 prokurorë) janë harxhuar 1.682.047.00 denarë nga të cilët 1.118.440.00 denarë për pagat neto dhe 563.607.00 denarë për kontributet dhe tatimet personale.
-Për shërbime komunale, ngrohje, komunikim dhe transport 439.105.00 denarë
-Për materiale dhe inventar të imët 1.356.163.00 denarë
-Riparime dhe mirëmbajtje 55.144.00 denarë
-Për shërbime kontraktuale 4.835.933.00 denarë
-Shpenzime të tjera aktuale 190.279.00 denarë
-Blerje të pajisjeve dhe makinerive 600.000.00 denarë
-Për adaptimin e ndërtesës në të cilën duhet të vendoset Prokuroria Speciale 4.384.000.00 denarë.
Plani Financiar për vitin 2016 të Prokurorisë Speciale është përgatitur në bazë të nenit 16 të paragrafit 2 nga Ligji për prokurori Speciale, dhe i cili do të ketë vlerë prej 253.682.112.00 denarë./Telegrafi/
Raportin mund ta shikoni këtu!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani takoi ambasadorë të shteteve evropiane, shprehu nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës
Haliti i PDK-së thotë se mund ta bëjnë Qeverinë bashkë me Kurtin
Kurti takon partnerët e koalicionit nga komunitetet joshumicë, flasin për zgjedhjet parlamentare
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251