LAJMI I FUNDIT:

A janë normale gjatë shtatzënisë rrjedhjet vagjinale me ngjyrë të kafenjtë

A janë normale gjatë shtatzënisë rrjedhjet vagjinale me ngjyrë të kafenjtë

Gjëja e parë: nëse jeni shtatzënë dhe jeni duke u brengosur për çdo lloj gjakderdhje, vizitoni doktorin. Shtatzënia është periudhë tendosëse për nervat dhe ju nevojitet qetësim.

Rrjedhjet ngjyrë kafe janë të shkaktuara nga sasi të vogla të gjakut – zakonisht gjak i vjetër – që përzihet me rrjedhje normale vagjinale, transmeton Telegrafi.


Nëse nuk jeni shtatzënë, atëherë rrjedhjet ngjyrë kafe janë duke treguar se jeni duke filluar ose duke përfunduar ciklin menstrual. (Nëse është duke ndodhur shpesh përgjatë muajit ose menjëherë pas marrëdhënieve seksuale, duket të vizitoni doktorin).

Gjatë shtatzënisë cikli i juaj ndalet (është e mundshme të vazhdoni t’i keni për një periudhë të caktuar kohore gjatë shtatzënisë). Gratë kanë tendencë për tu brengosur për çdo rrjedhje vagjinale gjatë shtatzënisë, në rast se mos është ndonjë shenjë e abortit.

Në realitet, rrjedhjet ngjyrë kafe mund të jenë shumë të zakonshme gjatë shtatzënisë së hershme.

Në shtatzënitë e hershme mund të keni rrjedhje të gjakut të parrezikshme. Kjo është kur embrioni fillon të rritet në muret e mitrës. Ky lloj i rrjedhjes shpesh ndodh kur cikli juaj ka qenë në kohën e duhur.

Rrjedhjet e gjakut zakonisht mund të ndodhin rreth 6-12 ditë pas fekondimit.

Në shtatzëninë e vonshme, rrjedhjet ngjyrë kafe mund të jenë të shkaktuara nga rrjedhje të lehta nga zverku. Gjatë shtatzënisë zverku ndryshon, çka mund të shkaktoj gjakderdhje. Kjo më shumë është e zakonshme pas marrëdhënieve seksuale.

Shkaqe të tjera të rrjedhjeve vagjinale në shtatzëninë e vonë mund të përfshijnë infeksionet – çka do të thotë se mukoza është duke u zgjeruar dhe trupi është duke u bërë gati për procesin e lindjes.

Nëse jeni duke pasur rrjedhje të shumta dhe dhembje të barkut, duhet patjetër të vizitoni doktorin.

Rrjedhjet vagjinale gjatë shtatzënisë mund të jenë gjithashtu simptoma të një aborti të mundshëm, për çka edhe mund të jeni të brengosur, ju rekomandojmë të vizitoni doktorin sa më shpejtë që është e mundshme. /Telegrafi/

R.Q.