LAJMI I FUNDIT:

Janë mbledhur 316 tonë mbeturina

Janë mbledhur 316 tonë mbeturina

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hamësinor, Fatmir Matoshi tha sot se aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” është përkrahur në masë të madhe nga qytetarët. Ai njoftoi se kanë marrë pjesë mbi 100 mijë persona, janë mbledhur 46 mijë thasë me rreth 316 tonë mbeturina.

Reklama

Matoshi njoftoi se po planifikojnë ta ndajnë aksionin në shtatë rajone të Kosovës, nga 10 ditë për secilin rajon, ku do të merren me mbeturinat inerte.

Sipas tij, kjo gjendje është papërgjegjshmëri qytetare dhe institucionale. Ai tha se aksioni ka për qëllim pastrimin e ambientit dhe vetëdijesimin e shoqërisë.

Matoshi njoftoi se Komunës së Prishtinës i kanë ndarë 50 mijë euro për krijimin e një deponie për mbeturinat inerte.

Kurse, Xhafer Gashi në emër të Asociacionit të Komunave, tha se ky aksion do të vazhdojë, dhe u zotua se do ta përcjellin ecurinë e aksionit.

Luan Hasanaj nga “Lets do it Kosova” tha se shumë ka rëndësi mobilizimi që u bë atë ditë, duke arritur numrin në mbi 100 mijë vullnetarë.

Ai tha se nga e marta aksionet do të vazhdojnë në bashkëpunim me komunat dhe se krahas deponive të mëdha, njoftoi se do të pastrohen edhe brezet rrugore.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, njoftoi se kjo ministri iu është bashkangjitur aksionit me 300 punëtorë në terren, në 20 lokacione. Ai tha se aksioni po vazhdon me kompanitë që i ka të kontraktuara kjo ministri.

Ndërkaq, zëvendësministri i Arsimit, Arbër Geci, tha se MAShT ka marrë vendim që mësimdhënësit dhe nxënësit të angazhohen për pastrimin e shkollave gjatë këtij aksioni.

Ai tregoi se kanë kërkuar nga mësimdhënësit që të ngrisin vetëdijen e nxënësve për rëndësinë e ambientit, duke zhvilluar tema të tilla.

Kurse, zëvendësministrja e MMPH-së, Milena Zdravkovic, tha se në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe komunat serbe dhe se aksioni është zhvilluar me sukses. Ajo tha se pritet më shumë angazhim në aksionet e ardhshme.

Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” do të zgjasë deri më 15 dhjetor.

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e pranoi se Radoiçiq ishte në grupin terrorist që vrau rreshterin e Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit

Vuçiq e pranoi se Radoiçiq ishte në grupin terrorist që vrau rreshterin e Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit

Lajme
BE kritikon Serbinë: S’mund të barazohen terroristët me viktimat e terrorizmit

BE kritikon Serbinë: S’mund të barazohen terroristët me viktimat e terrorizmit

Lajme
Në kërkim të trupave dhe armatimeve, policia patrullon me njësitin e qenve në zonat malore të Banjskës

Në kërkim të trupave dhe armatimeve, policia patrullon me njësitin e qenve në zonat malore të Banjskës

Elfije Boletini
Rohde: Të ndalohen deklaratat nxitëse, veçanërisht nga Beogradi

Rohde: Të ndalohen deklaratat nxitëse, veçanërisht nga Beogradi

Lajme
Pas sulmit terrorist dhe vrasjes së policit, Vuçiq kërkon tërheqjen e Policisë së Kosovës nga veriu

Pas sulmit terrorist dhe vrasjes së policit, Vuçiq kërkon tërheqjen e Policisë së Kosovës nga veriu

Lajme
KPK-ja thërret takim të jashtëzakonshëm, pritet shkarkimi i Agron Bekës

KPK-ja thërret takim të jashtëzakonshëm, pritet shkarkimi i Agron Bekës

Drejtësi
Kalo në kategori