LAJMI I FUNDIT:

Jamie Shea: NATO-ja duhet ta përforcojë mbrojtjen për vete

Jamie Shea: NATO-ja duhet ta përforcojë mbrojtjen për vete

Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, thotë se sulmi me raketa në Poloni – i qëllimshëm ose jo – ka nxjerrë në pah nevojën që edhe vendet e NATO-s, sidomos ato në Evropën Lindore, të përforcojnë mbrojtjen ajrore.

Të martën ka pasur raporte se dy raketa të prodhimit rus kanë rënë në Poloni, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.


Rusia, e cila ka nisur pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit, ka mohuar çdo përgjegjësi.

Sipas disa raporteve, raketat që kanë rënë në Poloni, mund të jenë hedhur edhe nga Ukraina, gjatë përpjekjeve të saj për t’u mbrojtur nga sulmet ruse.

Polonia dhe aleatë të NATO-s kanë nisur tashmë hetimet.

Shea, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se nuk pret që akti në territorin polak të çojë në zbatimin e Nenit 5 të NATO-s.

Ky nen thotë se sulmi ndaj një vendi anëtar, nënkupton sulm ndaj NATO-s dhe, rrjedhimisht, nxit reagimin e gjithë aleancës.

“Asgjë nuk mund të përjashtohet, por nuk shoh ndonjë gjë që do të bëjë që Neni 5 të zbatohet në të ardhmen e afërt”, thotë Shea, ish-zëvendës i ndihmësit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.

“Për mua ka qenë shumë e pritur që, herët e vonë, raketat do të kalonin kufirin e Polonisë. Kjo, padyshim, se është pasojë e sulmeve të pamatura ruse. Por, në anën tjetër, si ish-zëdhënës i NATO-s, që jam marrë me Ballkanin, mësimi që kam nxjerrë është: mos jep fakte pa i ditur ato. Situata mbrëmë [15 nëntor] ka qenë e errët. Natyrisht se duhet të ketë hetime. Dhe natyrisht se NATO-ja nuk mund të marrë ndonjë vendim, përpara se të bëhen hetimet dhe faktet të jenë të qarta”.

Ai më tej ka theksuar se mendon që do të ketë një dënim të Rusisë dhe ndoshta një lloj paralajmërimi për të, që të ndalojë sulmet, sepse pasojat e përhapjes së konfliktit, pas incidentit të djeshëm, janë të qarta.

“Po ashtu, mendoj se Polonia dhe aleatët e tjerë në Evropën Lindore do të bëjnë thirrje për më shumë mbrojtje ajrore nga NATO-ja. Duket qartë se nuk është vetëm Ukraina që ka nevojë për më shumë mbrojtje ajrore. Marrë parasysh cenueshmërinë e territorit, [vendet] e NATO-s kanë po ashtu nevojë për mbrojtje”.

“Mendoj se kjo do të jetë një çështje delikate për aleancën [e NATO-s], sepse sa më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore që mban për vete, aq më pak mund të dërgojë në Ukrainë. E, Ukraina ka nevojë për to urgjentisht. Mendoj se NATO-ja duhet të drejtohet kah industria, kah qeveritë, për të parë se si mund të rrisë prodhimin e gjërave si: sistemi gjerman IRIS-T, sistemi amerikan i mbrojtjes ajrore Patriot, e të tjera. Ka disa të tillë në Evropën Lindore. Por, qartazi, kemi nevojë për shumë më tepër”, ka thënë ndër tjerash ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea.

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori