LAJMI I FUNDIT:

James dhe Kuzma spektakolar, Lakers merr fitoren e 14-të në NBA

James dhe Kuzma spektakolar, Lakers merr fitoren e 14-të në NBA

Los Angeles Lakers ka marrë fitoren e 14-të në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Skuadra nga Kalifornia para tifozëve të vet ka triumfuar ndaj Phoenix Suns me 24 pikë diferencë 120:96.


Çereku i parë i takoi mysafirëve me 10 pikë diferencë 21:31, mirëpo Lakers u rikthyen në të dytin duke mposhtur me 25 pikë diferencë 40:15 dhe duke përfunduar pjesën e parë me rezultat 61:46.

Në vazhdim Lakers arriti ta menaxhoj mirë lojën dhe me sukses mbajti epërsinë deri në fund.

Kyle Kuzma dhe LeBron James ishin fantastik në këtë takim duke dhuruar shumë atraksion për tifozët.

Ishte alo qendra Kuzma që shënoi më së shumti pikë në këtë takim 23 sosh, duke shtuar edhe tetë kërcime e tri asistime.

Lojë të mirë bëri edhe LeBron James me 22 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime.

Ndërkohë me pikë dyshifrore e mbyllën edhe katër basketbollistë tjerë si Ingram (15), McGee (14), Beasley (14) dhe Wagner (10).

Qendra Holmes ishte më efikasi tek Phoenix me 15 pikë, ndërsa Josh Jackson shtoi 14 tjera.

Pas kësaj fitore, Lakers është ngritur në pozitën e pestë në Konferencën e Perëndimit me 14 fitore e nëntë humbje.

Ndërkohë Pheonix vazhdon të mbetet në pozitën e fundit në Perëndim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori