LAJMI I FUNDIT:

“Jam i zemëruar”, Messi reflekton për ‘gabimin’ e penalltisë dhe flet për përballjen ndaj Australisë

“Jam i zemëruar”, Messi reflekton për ‘gabimin’ e penalltisë dhe flet për përballjen ndaj Australisë

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ishte i zemëruar me humbjen e penalltisë kundër Polonisë, por po shikon përpara pasi ende e sheh ekipin e tij të kualifikohej në 1/8-tën e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Messi humbi një penallti në pjesën e parë, duke vendosur një rekord të padëshiruar, por pa shokët e skuadrës Alexis Mac Allister dhe Julian Alvarez të shënojnë për të kualifikuar ekipin e Lionel Scalonit në fazën eliminatore si fitues të grupeve.

Pas fitores 2-0 të Argjentinës ndaj Polonisë në Kupën e Botës ka folur edhe Messi.

“Jam i zemëruar që humba penalltinë, por skuadra doli më e fortë pas gabimit tim. E dinim që pasi goli i parë të vinte, do të ndryshonte lojën dhe ata do të hapeshin”, u ka thënë fillimisht Messi gazetarëve.

“Ndeshja e mëparshme na dha shumë qetësi dhe ne dolëm në fushë duke menduar se duhej të fitonim”.

Messi foli gjithashtu për shanset e ekipit të tij pasi kaloi me siguri në 1/8-tën e fundit si fitues i grupit.

“Ndeshja kundër Australisë do të jetë shumë e vështirë. Çdokush mund këdo, gjithçka është shumë e barabartë”.

“Ne duhet ta përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë siç bëjmë gjithmonë. Duhet të jemi të qetë dhe të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Tani fillon një Botëror tjetër dhe shpresojmë se mund të vazhdojmë të ruajmë atë që bëmë sot”, përfundoi ylli argjentinas.

Ndryshe, Argjentina është rikuperuar nga humbja tronditëse ndaj Arabisë Saudite për të përparuar si fitues i grupit dhe do të jetë favorit për të mposhtur Australinë dhe për të arritur në çerekfinale.

Albiceleste do të përballet më pas ose me Holandën ose me SHBA-në në çerekfinale në Kupës së Botës “Katar 2022”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori