LAJMI I FUNDIT:

“Jam i uritur”, Pogba i lumtur me rikthimin në fushë

“Jam i uritur”, Pogba i lumtur me rikthimin në fushë

Paul Pogba thotë se është po aq i uritur sa gjatë periudhës së tij të parë në Juventus dhe shpreson ta ndihmoj ekipin.

Bianconerët barazuan 1-1 me Bolognan në Allianz Stadium të dielën, në ndeshjen e tyre të parë në shtëpi në Serie A për sezonit 2023/24.


Pogba e nisi ndeshjen nga bankinë, por u fut në pjesën e dytë, duke kontribuar në barazimin e rezultatin dhe ndihet i lumtur që është rikthyer në fushë.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në fushë, duke bërë atë që dua. Dua të ndihmoj ekipin, por jam i zhgënjyer nga rezultati. Mendoj se duhet të kishim fituar”, tha Pogba për DAZN.

“E mira është që nuk humbëm. Ne e dimë se duhet të punojmë shumë dhe të fitojmë përvojë. Ne marrim një pikë në shtëpi dhe punojmë për ndeshjen tjetër”.

Pogba luftoi me lëndime sezonin e kaluar dhe nuk u stërvit me ekipin për disa javë gjatë para-sezonit këtë verë. Por, ai ndihet i uritur pas rikthimit.

“Koha në fushë, më duhet të stërvitem dhe të qëndroj në fushë, kjo është ajo që më mungon. Jam në formë dhe dua të kem një rikthim të madh”.

“Unë jam po aq i uritur sa kam qenë në fillim këtu kur isha më i ri”.

“Dua të punoj shumë dhe të fitoj. Unë ende mund të mësoj, jam vetëm 30 vjeç dhe dua t’u jap tifozëve gëzim për të fituar dhe të vijnë në stadium për të na parë duke fituar”, përfundoi francezi.

Pogba u kthye në Torino në verën e vitit 2022, por bëri vetëm gjashtë paraqitje me gjigantët e Serie A sezonin e kaluar. Ai madje humbi Kupën e Botës “Katar 2022” me Francën pasi iu nënshtrua një operacioni të meniskut në shtator. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori