LAJMI I FUNDIT:

Jakimovski: Nuk është aq varfëria, sesa sistemi i keq juridik

Jakimovski: Nuk është aq varfëria, sesa sistemi i keq juridik

Kandidati për president të koalicionit “Me guxim për Maqedoni” Stevço Jakimovski e filloi fushatën e tij presidenciale me takime me qytetarët në Tetovë.

Jakimovski thotë se i ka dëgjuar problemet e përditshme të qytetarëve dhe problemi më i madh është se fëmijët e tyre po ikin nga Republika e Maqedonisë në kërkim të një jete më të mirë.


“Nuk është aq shumë varfëria sesa sistemi i keq juridik në Maqedoni. Është një tjetër konfirmim që kemi një arsye serioze të diskutojmë se si do ta zhvillojmë më tej Republikën e Maqedonisë dhe kjo është arsye edhe më e madhe për të diskutuar në nivelin më të lartë, përkatësisht në nivel të kandidatëve për president të Republikës së Maqedonisë“, tha Stevço Jakimovski, kandidat për president i “Me guxim për Maqedoni”.