LAJMI I FUNDIT:

Jack Grealish ka shkaktuar rrëmujë në Angli me fotot e fundit: Anëtari i Cityt po konsumon jashtë mase alkool

Jack Grealish ka shkaktuar rrëmujë në Angli me fotot e fundit: Anëtari i Cityt po konsumon jashtë mase alkool

Ish-kapiteni i Aston Villas, Stan Collymore, u ka bërë thirrje klubeve të futbollit që të ndalojnë lojtarët të pinë alkool, pas imazheve të fundit nga Jack Grealish.

Pasi fitoi titullin e Ligës Premier me Manchester Cityn, anglezi festoi me pjesën tjetër të ekipit në një paradë me autobus, përpara se të nisej për në Ibiza.

26-vjeçari është parë edhe një herë duke bërë një festë në Las Vegas pas përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Kombeve të Anglisë.

"Çfarë, është ajo Anglia?" - Grealish nuk e di as se si duket harta e Anglisë
Lexo po ashtu "Çfarë, është ajo Anglia?" - Grealish nuk e di as se si duket harta e Anglisë

Collymore kohët e fundit paralajmëroi Grealishin se ai mund të bëhet një ‘cirk’ si ai ose Paul Gascoigne, dhe tani ai u ka bërë thirrje klubeve të ndërhyjnë.

Në rubrikën e tij në Mirror, Collymore shkroi: “Në të vërtetë jam tronditur nga numri i ekspertëve, profesionistëve, ish-profesionistëve dhe mbështetësve që panë fotografi të tij “Grealishit) duke festuar në Las Vegas”.

“Unë mund ta garantoj atë tani se në sezonin e ri do të përballet me kritika kur ai të pësoi rënie në formë, ndërsa tani ndoshta ka edhe mbështetje”.

Former striker Stan Collymore has called on football clubs to ban players from drinking alcohol

“E di traumën që kalova për shkak të naivitetit tim në ditët e mia të lojës dhe i shoh ngjashmëritë. Ai duhet të mësojë se ai nuk është më vetëm Jack nga Brum, ai është pronë publike, dhe kjo është arsyeja pse mesazhi im mbetet, ‘Të lutem, fëmijë, ndërro qëndrim dhe hiqe se ‘çmimi’ i asaj që po bën nuk është mirë”.

“Unë do t’ia thoja këtë çdo lojtari, veprimet e çuditshme të të cilit e shihnin atë rregullisht në faqet e para të gazetave dhe faqeve të internetit – dhe shpresoj se së shpejti ai do t’i vërë veshin këshillës sime. Sado e çmendur që do t’u tingëllojë njerëzve jo sportistë, në fakt do të doja të shihja klubet e futbollit që të nxjerrin një ligj që ndalon konsumimin e alkoolit nga lojtarët”, ka shtuar më tej ai.

Collymore vazhdoi duke përmendur se do të ishte e vështirë për njerëzit si Grealish dhe Phil të qëndronin larg alkoolit për shkak se ai ishte pjesë e kulturës britanike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori