LAJMI I FUNDIT:

Ja tre porositë e gjermanit Haindl për liderët politik të vendit

Ja tre porositë e gjermanit Haindl për liderët politik të vendit

I dërguari i posaçëm gjerman, Johannes Haindl, ka deklaruar se për tejkalimin e krizës duhet të riafrimohet dhe ringjallet marrëveshja e Përzhinos, si një kornizë obligative e vlefshme, për procesin reformues që vjen, si edhe të mos zhagitet zbatimi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Haindl e ka përshëndetur vendimin e kryetarit Gjorge Ivanov, për tërheqjen e vendimit të mëhershëm për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime, hap që ndihmon të përqëndrohemi në zbatimin e Marrëveshjes dhe të çështjeve që janë kyçe për të ardhmen e vendit.


I dërguari gjerman tha se fillimisht partitë duhet të arrijnë pajtueshmëri për datën e zgjedhjeve dhe të bëjnë atë që duhet bërë, për të patur zgjedhje të drejta dhe të lira. Më pastaj, Prokuroria Speciale Publike duhet patjetër të ketë mundësi të pëfundojë mandatin, pa ndonjë pengesë. Ndërkaq si pikë të tretë, Johannes Haindl e përcakton zbatimin e reformave parësore dhe t’i adresojnë mangësitë e përfshira në Raportin e Priebe.

Porosia e fundit e Haindl, pas përfundimit të takimeve me liderët politik në vend është se këta liderë duhet t’i vendosin interesat e vendit dhe qytetarëve në rend të parë./Telegrafi/