Ja super goli i Elvir Malokut me Hakduk Split që po bënë gjiron e botës (Video)

Sulmuesi 19-vjeçar në sfidën e mbrëmshme kundër NK Slaven Belupo, shënoi një gol mjaft të bukur. Maloku u inkuadrua në pjesën e dytë dhe pas 12 minutash lojë ai arriti të shënojë golin e parë për ekipin e tij në këtë ndeshje.
Ky gol rezultoi të jetë një shtytje e madhe për Hajdukin, pasi deri në ato momente ata ishin duke humbur me rezultat 0-2, por në fund arritën që të përmbyllnin ndeshjen me një barazim 2-2. Ky ishte goli i parë për Malokun në këtë sezon, kurse ekipi i tij mban pozitën e tetë me tre pikë nga katër ndeshje.
Maloku ka kaluar në të gjitha grupmoshat e përfaqësueses së Kroacisë, por ai ka pranuar ftesën e Kombëtares së Shqipërisë U21 dhe gjithashtu ka deklaruar se ëndërron të luaj një ditë me ekipin e parë të kombëtarë tonë. /Telegrafi/

















































