Blero  ka reaguar në mënyrën e tij ndaj spekulimeve për një ribashkim të tij me Teuta Krasniqin, raporton Telegrafi.

Shumë portale gjatë ditës shkruan për një ribashkim të çiftit, të cilët udhëtuan së bashku drejt Parisit, për ditëlindjen të vajzës së tyre.


Por shpejt reagoi Teuta, e cila mohoi spekulimet dhe kërkoi nga mediat të mos merren me këtë histori, të cilën e kanë bë “bajat”.

Blero në anën tjetër qëndroi i heshtur deri para pak minutash kur edhe ai ka zgjedhur t’i heshtë spekulimet, por në një tjetër mënyrë dhe pa folur fare.

Këngëtari vetëm ka postuar një foto në Instagram ku duket i ulur derisa shtrëngon këmbën e një femre shumë seksi, fytyra e të cilës edhe pse nuk shfaqet, duket qartë se ajo nuk është Teuta. /Telegrafi/