eksperti-banner

Në ashensorin e një ndërtese diku në Kinë, një pervers ka marrë më shumë se që ka kërkuar, pasi e ka ngacmuar seksualisht një femër.

Burri i panjohur ka qëndruar prapa gruas me këmishë të bardhë dhe ka provuar dy herë t’i afrohet, por ajo është larguar, duke shmangur çfarëdo prekje, transmeton Telegrafi.


Por, me t’i vënë dorën në krah, ajo i është kthyer me shpullë të fortë në fytyrë, e më pas edhe me një shqelm të fortë në mes të këmbëve.

“Ja si duhet të silleni me një pervers në një vend të mbyllur” është një nga komentet e shumta, që janë lënë për këtë video të publikuar në Weibo.

“Bravo i qoftë. Të jetë një shembull për të gjitha” komenton një tjetër, ndërsa ndëshkon veprimet e këtij mashkulli. /Telegrafi/