LAJMI I FUNDIT:

Ja çka thotë Higuain për mungesën e golave

Ja çka thotë Higuain për mungesën e golave

Sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain, nuk është në panik për shkak të mungesës së golave.

Sulmuesi shënoi 24 gola në 24 ndeshje në Serie A, pro ai së fundmi nuk po arrin të vazhdojë me formën e tij të mirë.


“Unë tentoj që të luaj secilën ndeshje në mënyrë të njëjtë. Nuk shkon gjithmonë mirë, por natyrisht se unë hyj në fushë dhe jap 100 për qind dhe i ndihmoj ekipit që të shënoj”.

“Ka shum zona ku unë mund të bëj më mirë. Unë po mësoj që të mësoj goditjet me kokë, po tentoj që të bëhem më i kompletuar. Unë kam besim në vete dhe kjo po shihet këtë sezon”, potencoi Higuain. /Telegrafi/