LAJMI I FUNDIT:

Ja çfarë mund të ndodh nëse qëndroni shumë kohë ulur

Ja çfarë mund të ndodh nëse qëndroni shumë kohë ulur

Një studim i ri ka zbuluar se nëse shpenzoni shumë kohë ulur do të shkurtoni jetëgjatësinë.

Hulumtuesit brazilian i kanë analizuar të dhënat nga 54 shtete dhe e kanë bërë lidhjen e të qëndruarit ulur për tri orë në ditë me 3.8% të vdekjeve nga të gjithë shkaktarët, transmeton Telegrafi.


Të kufizosh kohën e qëndrimit ulur për më pak se tre orë në ditë e rritë jetëgjatësinë e personit, thonë hulumtuesit.

Studimi tregon se qëndrimi ulur është një kërcënim shëndetësor dhe se ushtrimet e rregullta mund të mos jenë të mjaftueshme për t’u ballafaquar me efektet e dëmshme të qëndrimit ulur.

Sidoqoftë, hulumtuesit e këtij studimi thonë se edhe një reduktim modest i kohës sa qëndroni ulur, qoftë edhe 30 minuta në ditë, mund të ketë ndikim të menjëhershëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori