J-Lo me projekt të ri filmik


Jennifer Lopez është ribashkuar me kompaninë Universal Pictures pas suksesit në filmin ‘The Boy Next Door’.
Sipas një artikulli të gazetës ‘Deadline’, aktorja 45-vjeçare do të interpretojë në filmin ‘Mothers I’d Like To…’, të cilin do e vërë në skenë përmes kompanisë së prodhimit Nuyorican Production.
Edhe pse detajet e këtij projekti janë mbajtur sekret, është mësuar se bëhet fjalë për një komedi.
“E emocionuar. Qëndroni për më shumë”, shkruan bashkangjitur një postimi të linkut të artikullit Jennifer Lopez në rrjetin social Twitter. /TCH/
Nga
Telegrafi
15/04/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate














































