LAJMI I FUNDIT:

Izraeli tregon arsyen e tërheqjes së trupave nga Gaza jugore

Izraeli tregon arsyen e tërheqjes së trupave nga Gaza jugore

Siç edhe është raportuar më herët, Izraeli ka tërhequr pothuajse të gjitha trupat e tij nga Gaza jugore.

Lëvizja, e cila erdhi disa orë përpara se të priten bisedimet e armëpushimit, ka ndezur pikëpyetje mbi atë që Izraeli po planifikon të bëjë më pas, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Por ministri i Mbrojtjes i vendit, Yoav Gallant, ka thënë se trupat u tërhoqën për t’u përgatitur për operacionet e ardhshme – përfshirë në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

“Forcat po dalin nga aty dhe po përgatiten për misionet e tyre të radhës, ne pamë shembuj të misioneve të tilla në operacionin Shifa, si dhe të misionit të tyre të ardhshëm në zonën e Rafahut”, citohet të ketë thënë Gallant.

Bëhet fjalë për Rafah, vendin që strehon rreth 1.4 milion njerëz – më shumë se gjysmën e popullsisë së Gazës.

Ushtria izraelite tërheq në mënyrë dramatike numrin më të madh të trupave nga jugu i Rripit të Gazës
Lexo po ashtu Ushtria izraelite tërheq në mënyrë dramatike numrin më të madh të trupave nga jugu i Rripit të Gazës

Perspektiva e një ofensive atje ka ngritur alarmin global, duke përfshirë edhe SHBA-në, e cila ka kërkuar të shohë një plan të besueshëm për të mbrojtur civilët.

Ndërkohë Izraeli ka bërë të ditur se do të zhvillojë një stërvitje ushtarake nesër në mëngjes, ka njoftuar ushtria e vendit.

Në një postim në X, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se stërvitja do të mbahet në brezin bregdetar verior dhe në zonën e Galilee – një rajon afër kufirit me Libanin dhe Sirinë.

Aty shtohet se “lëvizja e anijeve, aeroplanëve dhe forcave të sigurisë” do të ndihet në zonë dhe është pjesë e “gatishmërisë së IDF-së për luftime në sektorë të ndryshëm”.

“Nuk ka frikë nga një incident sigurie”, është thënë më tej.

Lajmi vjen pasi ushtria tha më herët sot se ka përfunduar një fazë tjetër në përgatitjen për një luftë të mundshme në frontin e saj verior me Libanin dhe Sirinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori