LAJMI I FUNDIT:

Izraeli sulmoi Gazën me bomba 907 kilogramësh – kjo shkallë masive e bombardimeve nuk ishte parë që nga Vietnami

Izraeli sulmoi Gazën me bomba 907 kilogramësh – kjo shkallë masive e bombardimeve nuk ishte parë që nga Vietnami

Në muajin e parë të bombardimeve në Gaza, Izraeli hodhi qindra bomba masive, shumë prej tyre të afta për të vrarë ose plagosur njerëz më shumë se 304 metra larg, sipas një analize nga CNN dhe nga kompania e Inteligjencës Artificiale, Synthetaic.

Imazhet satelitore të ditëve të para të luftës zbulojnë më shumë se 500 kratere të cilat ishin mbi 12 metra në diametër, të lëna pas nga bombat e hedhura nga Izraeli, e që këto bomba ishin 907 kilogram, transmeton Telegrafi.


Ushtria izraelite kryen bombardime të reja në Liban
Lexo po ashtu Ushtria izraelite kryen bombardime të reja në Liban

Këto bomba janë katër herë më të rënda, se ato që SHBA-ja i hodhi kundrejt ISIS-it në Mosul, Irak gjatë luftës kundër grupit ekstremist atje.

Ekspertët e armëve dhe luftës thonë se përdorimi i gjerë i municioneve të rënda sikurse bombat 907 kilogramësh, ka ndikuar në numrin e madh të vdekjeve në Rripin e Gazës. Popullsia e Gazës është me densitet të lartë, më shumë se pothuajse kudo tjetër në tokë, kështu që përdorimi i municioneve të tilla të rënda ka një efekt të thellë.

“Përdorimi i bombave 907 kilogram në një zone me popullsi të dendur sa Gaza do të thotë se do të duhen dekada që komunitetet të rimëkëmben”, tha John Chappell, avokat dhe bashkëpunëtor ligjor në CIVIC, një grup me bazë në DC, i fokusuar në minimizimin e dëmit civil në konflikt.

Zyrtarët izraelitë kanë argumentuar se municionet e rënda janë të nevojshme për eliminimin e Hamasit, pjesëtarët e të cilit akuzohen se vranë më shumë se 1,200 njerëz dhe morën më shumë se 240 pengje më 7 tetor. Ata gjithashtu pretendojnë se Izraeli po bën gjithçka që mundet për të minimizuar viktimat civile.

“Në përgjigje ndaj sulmeve barbare të Hamasit, IDF po vepron për të çmontuar aftësitë ushtarake dhe administrative të Hamasit”, thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në një deklaratë në përgjigje të raportimit të CNN.

“Në kontrast të plotë me sulmet e qëllimshme të Hamasit ndaj burrave, grave dhe fëmijëve izraelitë, IDF ndjek ligjin ndërkombëtar dhe merr masa paraprake të mundshme për të zbutur dëmin e civilëve”.

Më shumë se 20 mijë palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës
Lexo po ashtu Më shumë se 20 mijë palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës

Hamasi mbështetet në një rrjet tunelesh që përshkohet përgjatë Rripit të Gazës. Përkrahësit e fushatës së Izraelit në Gaza argumentojnë se municionet e rënda veprojnë si shkatërrues bunkerësh, duke ndihmuar në shkatërrimin e infrastrukturës nëntokësore të Hamasit.

Por, bombat 907 kilogram, zakonisht përdoren me masë nga ushtritë perëndimore, thonë ekspertët, që u hodhën në zonat me popullsi të dendur si Gaza. E drejta ndërkombëtare humanitare ndalon bombardimet pa dallim.

Marc Garlasco, një ish analist i inteligjencës së mbrojtjes amerikane dhe ish hetues i OKB-së për krimet e luftës, tha se dendësia e muajit të parë të bombardimeve të Izraelit në Gaza “nuk ishte parë që nga Vietnami”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori