LAJMI I FUNDIT:

Ixhet Memeti: Ligjet janë të mira, por nuk zbatohen

Ixhet Memeti: Ligjet janë të mira, por nuk zbatohen

Avokati i popullit Ixhet Memeti do t’i shqyrtojë dokumentet dhe do të konfirmojë nëse është shkelur e drejta e njërit prej institucioneve, kryetarit të Kumanovës dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale lidhur me ingerencat e marra të komunës për drejtorin e emëruar të kopshtit të fëmijëve, transmeton gazeta KOHA.

Këtë e kumtoi sot, Avokati i Popullit në tribunën e cila u mbajt në Kumanovë e titulluar “Avokati i popullit dhe pushtet lokal. Bashkëpunim më i mirë për mbrojtje më të madhe të të drejtave të qytetarëve” në të cilën mori pjesë kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe shumë përfaqësues nga SPB Kumanovë, prokuroria, burgu, institucione dhe organizata të qytetarëve.


Drejtoresha aktuale e kopshtit, Marina Aleksovska, tha se do t’i dorëzojë dokumente për procedurën që është zbatuar dhe për cilat cilat arsye janë marrë ingerencat.

Avokati i popullit, Memeti tha se do t’i shqyrtojë dokumentet dhe do ta hapë procedurën dhe se do të tregojë nëse dhe kush e ka shkelur të drejtën.

“Do ta shënojmë, do ta hetojmë kërkesën së bashku me Ju, me kryetarin e Kumanovës dhe me MPPS”, tha Memeti.

Ai tha se decentralizimi në disa kompetenca janë transmetuar në nivel lokal, por se institucionet qendrore kanë kontroll të caktuar.

“Qeveria duhet ta ndjekë ligjshmërinë e procedurave të caktuara dhe duhet të mbajë seancë të veçantë për këtë punë, nëse akti është zbatuar nëpër procedurë të rregullt. Transparenca është punë e madhe”, ka thënë Memeti.

Memeti lidhur me realizimin e të drejtave të qytetarëve, theksoi se në Maqedoni sillet ligje të mira, të cilat për fat të keq në esencë nuk zbatohen dhe se shpesh ndodh që bartësi i pushtetit të kërkojë mënyra për t’i anashkaluar, qytetarët nuk janë mjaftë të edukuar dhe se duhet më shumë të kërkojnë realizime të të drejtave.

Në nivel vjetor në Maqedoni parashtrohen prej tre deri në katër mijë parashtresa, nga të cilat dhjetë për qind kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të qytetarëve nga pushteti lokal, në urbanizëm, ndërtimtari, shërbime komunale, të drejta nga mjedisi jetësor./koha.mk/