Ivanovska: Opozita ka dorëzuar 15 ankesa për fushatën zgjedhore, ka ankesa edhe nga qytetarët
Rreth 15 ankesa ka dorëzuar partia opozitare deri te Komisioni për Antikorrupsion për keqpërdorim gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa ankesa ka edhe nga qytetarët. Një pjesë e ankesave të opozitës janë pranuar dhe tashmë po procedohen në pajtim me afatet e parapara, derisa ankesat nga qytetarët do të shkojnë në procedurë të rregullt.
Këtë e theksoi kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska në emisionin e djeshëm “Samo vistina”, ku shtoi se pagesa e mbështetjes shtesë të vreshtarëve për vreshtarët është njëra ndër ankesat e qëndrueshme të opozitës sepse ka elemente të ndikimit mbi votuesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas saj, edhe pagesa e parakohshme e subvencioneve, si ato për duhanin që vitin e kaluar u ishin transferuar prodhuesve në maj, ndërsa tani në mars, tregon tentim “në derë të vogël të futen disa punë të cilat do të kenë ndikim mbi trupin votues”.
“Kemi edhe ankesë për atë se kandidati për president Stevo Pendarovski ka mbajtur takim me qytetarë në një objekt në Komunën Shuto Orizarë, por a ekziston këtu bazë për ndikim mbi votuesit fillimisht duhet të konfirmohet”, tha Ivanovska.
Ivanovska tha se Komisioni kundër Korrupsionit ka hapur rreth 60 lëndë për nepotizëm lidhur me punësimet. Lëndët janë edhe për këtë edhe për garniturën e mëparshme në pushtet./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAllen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare