Ivanovi habit diplomatin indian në Brazil, fjala 'Maqedonia' vjen nga gjuha indiane (Cicërimë)

Abhay Kumar, zv. ambasadori i Indisë në Brazil është ndarë shumë i habitur me kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, pas takimit në ceremoninë e hapjes së Ambasadës së Maqedonisë në Brazil, njofton Telegrafi Maqedoni.
Diplomati indian thotë se i është dukur mjaft interesante sqarimi i emrit Maqedonia, nga ana e kryetarit Gjorge Ivanov. Ky i fundit i ka thënë se emri i shtetit që përfaqëson e ka prejardhjen nga India dhe është quajtur ''Maa Ki Duniya'', e që romakët kanë filluar ta thërasin Maqedonia.
Edhe reagimet në Twitter kanë qenë mjaft interesante për kryetarin Gjorge Ivanov. Disa flasin në mënyrë satirike për të./Telegrafi/
https://twitter.com/theabhayk/status/942829741060616192
Nga
Telegrafi
19/12/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































