LAJMI I FUNDIT:

Ivanov do të ndajë mirënjohjen ‘Unaza inxhinierike 2016’

Ivanov do të ndajë mirënjohjen ‘Unaza inxhinierike 2016’

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot do ta ndajë mirënjohjen ‘Unaza inxhinierike 2016’ për studentët më të mirë që kanë diplomuar në disciplinat inxhinierike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ngjarja do të mbahet pasdite në pllajën para kompleksit të manastirit ‘Shën Naumi i Ohrit’ në Ohër.


‘Unaza inxhinierike’ është manifestim tradicional i organizuar nga Institucioni nga Institucioni inxhinerik i Maqedonisë dhe Oda e arkitektëve dhe inxhinierëve të autorizuar, ndërsa nën patronatin e Kryetarit Ivanov.

‘Unaza inxhinierike’ paraqet nxitje për studim të inxhinierisë dhe kontribut për formim të rinisë cilësore të inxhinierëve, kompatibil me vendet e zhvilluara’, njoftoi Kabineti i Kryetarit të RM-së. /Telegrafi/