LAJMI I FUNDIT:

Ivanka Trump fotografohet duke shijuar pushimet në Spanjë me bashkëshortin e saj dhe David Guettan

Ivanka Trump fotografohet duke shijuar pushimet në Spanjë me bashkëshortin e saj dhe David Guettan

Ivanka Trump dukej gati për një ditë argëtimi nën rrezet e diellit dje teksa kishte veshur bikini në bordin e një jahti në Es Calo, Formentera, Spanjë.

Vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, 41 vjeç, u bashkua me bashkëshortin Jared Kushner dhe DJ David Guetta për një ditë argëtuese.


Trump më vonë e mbuloi kostumin e saj me një fustan të bardhë, ndërsa eksploronte bregdetin.

Foto: Splash/Shutterstock

Ajo la flokët e saj biondë në një topuz të lirshëm, duke e përfunduar ‘look’-un me një çantë kashte verore dhe sandale të bardha të sheshta.

Ndërkohë, Kushner, 42 vjeç, kishte veshur një bluzë të bardhë të thjeshtë dhe pantallona të shkurtra të kaltër teksa iu bashkua gruas së tij për një ditë me diell, ndërsa Guetta, 55 vjeç, doli pa këmishë me një kostum banje të kuqe.

Foto: Splash/Shutterstock

Familja Trump-Kushner sigurisht që kanë pasur një muaj të ngarkuar udhëtimesh.

Në foto, ajo dukej si një modele e Sports Illustrated ndërsa kishte veshur një kostum banje të zezë elegant dhe duke ecur me një dërrasë sërfi në Costa Rica.

Foto: Splash/Shutterstock

Në fillim të qershorit, Ivanka dhe bashkëshorti i saj u nisën për në Jordani për martesën mbretërore të Princit Husein dhe Rajwa Al Saif.

Të gjitha lajmet nga Ivanka Trump
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ivanka Trump

Ish-këshilltarja presidenciale veshi dy fustane të ndryshme elegante mbrëmjeje për dasmën – dhe bisedoi me Princin William në pritje.

Foto: Splash/Shutterstock

Me verën ende në fillim, me siguri do të ketë shumë më shumë stile dhe udhëtime nga Ivanka në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/

Foto: Splash/Shutterstock

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori