LAJMI I FUNDIT:

Iu dha lamtumira e fundit veprimtarit të çështjes kombëtare Isak Zhitia

Iu dha lamtumira e fundit veprimtarit të çështjes kombëtare Isak Zhitia

Të premten, në varrezat e fshatit Llugë të Podujevës, u mbajt ceremonia e varrimit të veprimtarit të çështjes kombëtare dhe ish-redaktorit të KosovaPress-it, Isak Zhitia.

Të pranishëm në këtë ceremoni, për t’i dhënë lamtumirën Isak Zhitisë, ishin familjarë, miq e bashkëveprimtarë të tij. Në emër të shoqatë së veteranëve të UÇK-së, foli Fahri Bala, në fjalën e lamtumirës, tha se për ta është e vështirë ndarja fizike nga bashkëluftëtari i tyre.


Bala tha se ata që e njohën Isak Zhitinë, do ta kujtojnë me respektin më të madh veprën dhe figurën e tij.

“Zona operative e Llapit shquhej për familje që ishin vu në shërbim të atdheut. E tillë ishte familja e madhe Zhitia, nga gjiri i së cilës doli edhe Isaku. Veprimtaria atdhetare e Isakut ishte shumë dimensionale. Në vitin 1981, së bashku me disa shokë ishim edhe organizatorë të demonstratave, ku në dhjetor të atij viti, së bashku me Kadri Hazirin, formuan celulat e para ilegale që shtriheshin në fshatin Llugë dhe Billopojë, për t’u zgjeruar pastaj në disa fshatra tjera të kësaj treve”, ka thënë Bala.

Ndërkaq, në emër të Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, foli redaktori Fadil Bajraktari, i cili tregoi se me fillimin e punës se KosovaPress-it dhe në përfundim të luftës, Isak Zhitia u angazhua si redaktor në KosovaPress.

Ai po ashtu tha se Zhitia së bashku me stafin e KosovaPress-it në Kosovë dhe Perëndim, në asnjë moment nuk e ndalën punën në informimin e opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar.

“Isak Zhitia, së bashku me të gjithë në zyrën në Zvicër, Nju Jork, Londër dhe Tiranë, nuk e ndalën asnjë moment punën, duke marrë informacione përmes telefonit dhe faksit nga Berisha, nga Shtabi i Përgjithshëm, nga të gjitha zonat e luftës, Evropa dhe bota, dhe pasi i përpunonin, i plasonin në faqen e Kosovapress-it, në shqip, anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht. Falë punës së Isakut dhe të gjithëve që ishim të angazhuar në mediat e luftës, falë mbrojtjes së fortë që i bënte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, armiku e humbi luftën për ta shuar KosovaPressin”, ka thënë Bajraktari.

Në emër të pronarit të KosovaPress, Skënder Krasniqi, i cili gjendet jashtë vendit, dhe gjithë stafit të Kosovapress-it, Bajraktari shprehu ngushëllime për familjen, miqtë dhe bashkëveprimtarët e Isak Zhitisë.

Ndërsa në emër të kolegëve të punës, fjalën e lamtumirës e tha Mifar Mehana. Të ndjerin Zhitia, kolegu i tij e quajti si njeri të urtë e të matur. Ai tha se pavarësisht sfidave të njëpasnjëshme, Isak Zhitia e deshi shumë jetën dhe kontribuoi çdo herë në shërbim të atdheut.

“Profesionalizmin dhe dijen nuk i mbajte për vete, me mirësjellje i barte te kolegët e punës…Në kujtesën tonë, të kolektivit të termocentraleve, ti do të mbetesh shok, njeri i matur, profesionist. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të cilën bëre sakrificë shumë. Lamtumirë shok Isak Zhitia”, ka thënë Mehana.

Isak Zhitia kishte qenë organizator dhe pjesëmarrës i demonstrative të viteve të 80-ta si 8 pajtimin e gjaqeve. Gjithashtu, ishte një ndër organizatorët dhe veprimtarët e njohur të LPK-së, ishte anëtar i redaksisë së gazetës “Zëri i Kosovës”, dhe me fillimin e luftës, u angazhua si anëtar i Fondit “Vendlindja thërret”. Ndërkaq gjatë luftës dhe deri në përfundim të saj, Isak Zhitia punoi si redaktor në zyret e KosovaPress-it në Zvicër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori