LAJMI I FUNDIT:

Italia me triumf komod ndaj Irlandës së Veriut

Italia me triumf komod ndaj Irlandës së Veriut
(Foto: Twitter/Italy)

Italia ka regjistruar fitore komode (2-0) përballë Irlandës së Veriut në sfidën e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian, ‘Katar 2022’.

Të zgjedhurit e Roberto Mancinit menaxhuan të arkëtonin pikë të plota në takimin e zhvilluar në Stadio Ennio Tardini.


Azzurrët e zhbllokuan rezultatin në minutën e 14-të të takimit me golin e Domenico Berardit, i cili u asistua nga Alessandro Florenzi.

(Foto: Twitter/Italy)

Golin e dytë e shënoi Ciro Immobile (39’), ndërsa Lorenzo Insigne ishte lojtari që e dhuroi asistimin.

Në fraksionin e dytë të lojës nuk pati gola të tjerë, ashtu që Italia arkëtoi tri pikë në ndeshjen e parë të Grupit C. /Telegrafi/