LAJMI I FUNDIT:

Italia shfrytëzoi fatin e mirë

Italia shfrytëzoi fatin e mirë

Kishte një ndryshim në vitin 1968 dhe ky ndryshim përfshiu si turneun ashtu edhe vendin organizator. Pasi përjetoi momente të vështira në Botërorin 1966, Italia rindërtoi skuadrën duke u bërë fituesja e parë e turneut të riemëruar si Kampionati Evropian i UEFA-s.

Emri i ri i turneut – që kishte zëvendësuar atë Kupa e Shteteve të Evropës – ishte përcjellë me një format të ri: faza eliminatore tash përmbante grupe në vend dy ndeshjeve nokaut dhe çonte në fazën çerekfinale në të cilën merrnin pjesë tetë fituesit e grupeve eliminatore.

Turneu final, si në dy turnetë e kaluar më 1960 dhe 1964, përmbante ndeshjet gjysmëfinale, finalen dhe ndeshjen për vend të tretë. Vetëm Malta dhe Islanda vendosën të mos marrin pjesë në garë, ndërsa Gjermania Perëndimore më në fund debutoi me një lojtar me emrin Gerd Mueller në radhët e saj.


Me gjithë ringjalljen, gjermanët prapë përfunduan të dytët në grupin eliminator prapa Jugosllavisë, që kaloi në çerekfinale. Në të vërtetë pikërisht Shqipëria kishte qenë shkaktare që Gjermania Perëndimore doli e dyta në grup, pasi e ndali në xhiron e fundit në një barazim pa gola në Tiranë.

Kampionati britanik ishte edhe si grup kualifikues për Evropian, të cilin e fitoi Anglia. Pasi pësoi humbje 3:2 ndaj Skocisë në Wembley, Anglia, që ishte kampione në fuqi e botës, mbajti Skocinë në një barazim 1:1 në Hampden Park, para një tifozërie prej 130.1711 personash, që mbetet tifozëria më e madhe në histori të një ndeshjeje të Kampionatit Evropian. Në grupet e tjera, Portugalia e Eusebios ishte befasuar duke përfunduar e dyta në grup prapa Bullgarisë dhe Belgjika e talentuar përfundoi prapa Francës.

Kampionia në fuqi e Evropës, Spanja, nuk pati shumë telashe dhe siguroi plasmanin në çerekfinale për t’u ndeshur me Anglinë. Në çerekfinale Anglia triumfoi 1:0 në shtëpi dhe 2:1 në Spanjë duke nxjerrë biletën për në turneun final.

Katër gjysmëfinalistët do të luanin në tri arena në Itali, në Firence, Napoli dhe Romë. Pos Italisë morën pjesë Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Anglia. Të sulmuar në vendlindje me domate të prishura pas humbjes në Kupën e Botës të vitit 1966 nga Koreja e Veriut, “azzurët” ishin të përkushtuar për të kthyer respektin e tifozëve, veçanërisht pasi po luanin para tyre – në shtëpi. Kalimi i Italisë tutje erdhi pas hedhjes së monedhës pasi përballja gjysmëfinale me Bashkimin Sovjetik kishte përfunduar pa gola pas 120 minutave lojë. Penallti nuk kishte. Referi aplikoi procedurën korrekte dhe “azzurët” kaluan në finale për t’u përballur me Jugosllavinë. Jugosllavia kishte arritur në finale pas triumfit 1:0 ndaj Anglisë me golin e shënuar nga Dragan Xhajiq.

Në finalen e luajtur në Romë, Italia kishte kaluar në disavantazh prej 1:0 pas golit të Xhajiqit në minutën e 39-të dhe dukej se po shkonte drejt një humbjeje të sigurt. “Të jem i sinqertë, nuk merituam barazimin”, kishte thënë portieri i Italisë atëbotë, Dino Zoff. Por Angelo Domenghini kishte shënuar dhjetë minuta pa mbaruar ndeshja për të siguruar një ndeshje përsëritëse. Në ndeshjen përsëritëse Italia fitoi me shifrat 2:0. “Atë ndeshje përsëritëse merituam të fitojmë”, pati thënë Zoff.

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori