LAJMI I FUNDIT:

Ismet Segashi, plaku që jeton i vetëm në cep të pyllit (Video)

Ismet Segashi, plaku që  jeton i vetëm në cep të pyllit (Video)

Në një shtëpi të vogël që as shtëpi nuk mund ta quash, më mirë të themi një kasolle, në cep të pyllit i vetmuar jeton një plak.
Është ky Ismet Segashi, i cili jeton i vetëm në fshatin Popovë të Podujevës.

“Nuk ka qenë mirë, e tash është pak më mirë se atëherë ka qenë më skamje”, ka thënë xha Ismeti për RTV Dukagjini.


Xha Ismeti tha se jeta për të ka qenë e vrazhdë. Në këtë fshat siç thotë ai kanë jetuar edhe stërgjyshërit, ndërsa sot të vetmit që e shoqërojnë janë zogjtë dhe kafshët që ju kushton kujdes të veçantë.

“Moti, babë e babagjysh e katragjysh këtu jem”, tha xha Ismeti.

Hapat e tij të ngadalshëm duken si të trembur, e sa herë që endej rrugës ndalej për një moment duke tundur kokën.

Thotë se jeton me familje, mirëpo ata nuk u panë gjëkundi. Matanë fushave në këtë shtëpi të vogël tha se rrallë herë i bën konak edhe fqinji i tij Behxheti.

Atij sikur i mungon diçka derisa thoshte se të rrallë kanë qenë vizitorët në këtë cep të fshatit.
“Më përpara ka pas njerëz e vizitorë,e tash askush s’na viziton e s’na këqyrë kush…”, ka thënë xha Ismeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori