LAJMI I FUNDIT:

Ismajli: I lumtur dhe krenar me debutimin te Shqipëria, Kosovës i uroj suksese

Ismajli: I lumtur dhe krenar me debutimin te Shqipëria, Kosovës i uroj suksese

Mbrojtësi nga Kosova, Ardian Ismajli ka debutuar me Shqipërinë në humbje 0-4 në shtëpi ndaj Skocisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Debutimi i Ardian Ismajlit ishte ndoshta nota më pozitive e një mbrëmjeje tërësisht “të zezë” për Kombëtaren Shqiptare, me mbrojtësin nga Kosova që bëri një paraqitje për t’u duartrokitur dhe u mundua të minimizojë dëmet.


Mbrojtësi i Hajdukut të Splitit erdhi në fushë në minutën e 28-të, për të marrë vendin e lënë bosh nga kapiteni Mavraj, i ndëshkuar me karton të kuq, por natyrisht që nuk mund ta ketë imagjinuar kurrsesi një debutim kaq të hidhur.

Shqipëri 0-4 Skoci, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Shqipëri 0-4 Skoci, notat e lojtarëve

Urime për debutimin. Në këtë natë të errët, ju na treguar se e ardhmja është shumë më e mirë…

Jam shumë i lumtur që debutova me Shqipërinë. Falënderoj presidentin Duka dhe trajnerin Panucci, që më dhanë mundësinë të përfaqësoj gjithë shqiptarinë anembanë botës.

Natyrisht një debutim i hidhur, që nuk e kishit imagjinuar…

Më vjen shumë keq që debutimi im erdhi në një mbrëmje ku gjithçka shkoi keq për skuadrën. U mundova të bëj më të mirën dhe të kontribuoj sa më shumë për skuadrën, por nuk ia dolëm. Gjithsesi duhet të shohim përpara dhe të gjejmë rrugën për të ecur drejt sukseseve.

Shqipëri 0-4 Skoci, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Shqipëri 0-4 Skoci, notat e lojtarëve

Çfarë ndjeve, kur mësove se Kosova fitoi 0-5 në Maltë sot?

Unë i uroj suksese Kosovës, por kam zgjedhur të luaj për Shqipërinë dhe jam i bindur për këtë vendim.

Jam lojtar i Shqipërisë dhe dua të diskutojmë vetëm për Kombëtaren Shqiptare. /Supersport/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Serie A
Kalo në kategori