LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Nuk ka dieta të suksesshme pa aktivitet fizik

Ismaili: Nuk ka dieta të suksesshme pa aktivitet fizik

Në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, është diskutuar për dietat dhe fitnesin si mënyra për të hequr apo shtuar peshën trupore.

Deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili është njëri nga personat që ka humbur 60 kilogram si rezultat e ndjekjes së një diete.


Fisi ka thënë se nuk mund të ketë dietë të suksesshme pa një aktivitet të shtuar fizik.

Ai thotë se për shkak të suksesit personal, ka vendosur që të jap një kontribut edhe në shoqëri duke hapur edhe një palestër që ka edhe restorantin e shëndetshëm.

Deputeti i PSD-së thotë se humbja e peshës kërkon vendosmëri në veprimet që djegin kalori. Ai thotë se nga momenti kur ka filluar dietën nuk ka hipur asnjëherë në lift duke ecur për shtatë tetë kate.

“Nuk duhet të nënçmohet asnjë shkallë sa i përket djegies së kalorive”, shton Ismaili, përcjell Telegrafi.

Fisi thotë se dieta ka ndikuar te ai që të bëj disa veprime që nuk ka bërë asnjëherë më parë.

“Pas dietës kam vendosur shembull të hap derën nëse vjen ndonjë mysafirë. Deri te hapja e derës janë rreth shtatë hapa, dhe po aq deri sa të kthehesh në vendin ku ishe”, tha ndër të tjera Fisnik Ismaili./Telegrafi/