LAJMI I FUNDIT:

ISIS ka marrë 700 pengje, përfshirë amerikanë dhe evropianë – Putin thotë se kanë filluar ekzekutimin e ‘dhjetë të burgosurve në ditë’ (Foto/Video)

ISIS ka marrë 700 pengje, përfshirë amerikanë dhe evropianë – Putin thotë se kanë filluar ekzekutimin e ‘dhjetë të burgosurve në ditë’ (Foto/Video)

ISIS ka rrëmbyer 700 persona, duke përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë, nga një kamp refugjatësh në Sirinë lindore dhe do të “vrasë dhjetë pengje çdo ditë” nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen, ka thënë sot Vladimir Putin.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, presidenti rus ka thënë se terroristët islamikë kanë vrarë tashmë një numër pengjesh dhe kanë paralajmëruar se do të vijnë ekzekutimet e përditshme.

Po sipas këtij mediumi, luftëtarët e ISIS sulmuan kampin e refugjatëve në provincën Deir-al Zor të Sirisë javën e kaluar dhe rrëmbyen rreth 130 familje, duke përfshirë disa shtetas amerikanë dhe evropianë, të cilët mund të jenë luftëtarë të huaj ose punonjës humanitarë.

Imazhet e shpërndara në mediat sociale nga grupet e monitorimit terrorist dyshohet se tregojnë luftëtarët e ISIS që sulmojnë dhe rrëmbejnë luftëtarët nga Forcat Demokratike Siriane të mbështetura nga SHBA në të njëjtën zonë një ditë më parë.

Militantët e ISIS-it sulmuan kampin e refugjatëve në një zonë të Sirisë lindore të kontrolluar nga forcat e mbështetura nga SHBA më 13 tetor, duke rrëmbyer rreth 130 familje para se t’i çonin ata në qytetin e afërt të Hajinit.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Britani, që monitoron luftën civile në vazhdim të Sirisë, tha se familjet përbëhen kryesisht nga gra të huaja, përfshirë vejushat e luftëtarëve të ISIS.

Duke folur në një forum në qytetin turistik të Soçit në Detin e Zi, Putin tha se udhëheqësit e ISIS kishin bërë kërkesa, por nuk specifikoi se cilat ishin ato.

Megjithatë, Observatori njoftoi këtë javë se negociatat kanë filluar dhe se ISIS po kërkon “ushqime dhe furnizime mjekësore” në këmbim të kthimit të sigurt të pengjeve.

“Ata kanë lëshuar ultimatume, kërkesa specifike dhe kanë paralajmëruar se nëse këto ultimatume nuk plotësohen, ata do të ekzekutojnë dhjetë vetë çdo ditë”.

“Një ditë më parë ata ekzekutuan dhjetë vetë”, tha Putin, duke shtuar: “Kjo është e tmerrshme, është një katastrofë”.

Sulmi mbi kampin e refugjatëve në Deir ez-Zor javën e kaluar erdhi pas disa ditëve të përleshjeve të ashpra midis ISIS dhe Forcave Demokratike Siriane të mbështetura nga SHBA.

Qëkur ISIS humbi shumicën e kalifatit të vetëshpallur në Siri dhe Irak gjatë dy viteve të fundit, ekstremistët po përdorin sulme ndaj civilëve për të treguar se ato janë ende efektivë, ka thënë Observatori.

Më parë këtë javë, Kombet e Bashkuara paralajmëroi se lufta për Hajin, ku vlerësohet të jenë rreth 3,000 luftëtarë të ISIS, ka pasur një efekt “shkatërrues” mbi mijëra civilë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori