Gigha është ishulli i vogël në Skoci, ku për 20 vjet nuk pati asnjë vjedhje. Por, dy dekada pasi u vodh një biçikletë, në një hotel janë vjedhur 2,000 euro.

Pronarët e hotelit i kanë njoftuar forcat e rendit, pasi në arkë nuk e gjetën shumën që ishte lënë një natë më parë, ndërsa nuk kanën donjë të dyshuar, transmeton Telegrafi.

“Pas kaq kohe, duhet menduar që të vëmë kamerat e sigurisë. Ja që edhe këtu mund të kryhet ndonjë krim”, ka thënë zyrtari i hotelit.

Hoteli ku është kryer vjedhja

Ende nuk ka ndonjë raport, por besohet se vjedhja është kryer prej ndonjë turisti, që është tashmë është larguar.

Ky ishull me 160 banorë, ishte bërë lajm gjatë vitit 2002 kur një afarist i pasur, kishte kërkuar ta blinte, por më vonë ka ndryshuar mendim.

Derisa të gjitha banorët njihen mes vete dhe shkojnë shumë mirë, nuk ka asnjë zënkë mes tyre, e aq më pas të shënohet ndonjë vepër më e rëndë. /Telegrafi/