LAJMI I FUNDIT:

A ishte penallti momenti kur Livakovic rrëzoi Alvarezin: Flet ish-gjyqtari i njohur anglez

A ishte penallti momenti kur Livakovic rrëzoi Alvarezin: Flet ish-gjyqtari i njohur anglez

Argjentina kishte kaluar në epërsi për 1-0 ndaj Kroacisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës në minutën e 34-të, me golin e Lionel Messit nga penalltia, ndërsa ndeshja përfundoi 3-0  në të mirë të argjentinasve.

Lojtari më i mirë i Argjentinës shënoi në mënyrë rutinore një penallti në pjesën e parë duke e goditur topin nën traversë dhe Dominik Livaković nuk pati asnjë shans për të pritur goditjen e tij.


Situata u analizua nga gjyqtari anglez në pension Peter Walton, i cili u shpjegoi situatën ish-lojtarëve Gary Neville, Roy Keane dhe Ian Wright.

Neville, Keane dhe Wright ishin të bindur se Argjentina nuk duhej të merrte penallti.

Ish-gjyqtari Walton pasi i dëgjoi ish lojtarët e njohur, iu tregoi se e kishin plotësisht gabim.

“Portieri duhet të kishte arritur topin i pari. Ai po shkonte drejt dhe e humbi plotësisht, më pas goditi lojtarin. Ai në thelb u fut në rrugën e sulmuesit dhe e ndaloi atë. Pra, është një faull”.

“Unë e kuptoj që po pyesni se ku duhet të shkojë portieri. Por mendoni për një lojtar në fushë, i cili rrëshqet për të arritur topin, më pas prek një lojtar kundërshtar. Në një situatë të tillë, gjithmonë do të ketë një faul. Portieri bëri të njëjtën gjë”, shpjegoi Walton me të cilin ish lojtarët nuk ishte dakord. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Kalo në kategori