LAJMI I FUNDIT:

Ishte një nga të sëmurët e parë në Kinë nga coronavirusi, shitësja 57-vjeçare është shëruar plotësisht dhe ka gjendje të mirë shëndetësore

Ishte një nga të sëmurët e parë në Kinë nga coronavirusi, shitësja 57-vjeçare është shëruar plotësisht dhe ka gjendje të mirë shëndetësore

Wei Guixian ishte një nga të sëmurët e parë në Kinë me coronavirus, që tani është kthyer në shtëpi, sepse gjendja saj shëndetësore është shumë e mirë.

Raportohet se shitësja 57-vjeçare, është shëruar plotësisht nga sëmundja, ndërsa është duke qëndruar në shtëpi, pasi pagoi në spital faturën prej afro dhjetë mijë eurove, transmeton Telegrafi.

Derisa ajo u shërua dhe është kthyer të qëndrojë në apartamentin e saj me dy dhoma, e sija që është e infektuar me Codid-19, po trajtohet ende në spital.

Më dhjetë dhjetor të vitit të kaluar, ajo ishte kontrolluar te mjeku sepse nuk ndjehej mirë, por është lëshuar duke menduar se kishte vetëm një të ftohur të lehtë.

Pasi që nuk dihej se çfarë kishte, mjekët e kishin trajtuar për bronhit, ndërsa ajo vazhdonte të mos ndjehej mirë dhe e humbte vetëdijen.

Kur u kuptua se ajo është e sëmurë me coronavirus, u vendos menjëherë në karantinë, ndërsa i gjithë tregu ku shiste ajo, është dezinfektuar dhe shumë gjëra ushqimore janë hedhur.

Trajtimi i duhur, që ka marrë kohë të konsiderueshme, i ka ndihmuar asaj që të ketë shëndet të plotë dhe t’i kthehet normalitetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori